Letërsi

Lufta në sytë e një fëmije

re_DSC8978 (1)

Qëndresa Halili tashmë i ka “gdhendur” në letër të gjitha përjetimet e saj gjatë luftës së vitit 1999, kur ishte vetëm një vajzë e vogël…sot “War Diary” është publikuar edhe në Amerikë, duke iu rrëfyer kështu botës pak Kosovë.

 

 Na flisni pak për veten tuaj?

Emri im është Qëndresë. Nuk është ndonjë emër luleje, femre apo fëmije, por bukuria e këtij emri i`a kalon bukurisë se çdo luleje, shprese a lufte.  Kam lindur në vendin më të bukur në botë, Ferizaj, Kosovë, gjersa tashmë ka tre vite se po jetoj në vendin e ëndrrave të mia, New York. Që nga momenti përjetues i luftës kam filluar të shkruaj, te krijoj personalitetit e një fëmije te forte, luftues e rebele nga jashtë, por ende me shpirt të butë e pastër fëmije. E dashuroj natyrën, fëmijën, jeshilin, qiellin, lulet dhe mbi të gjitha lirinë… Për mua,  si fëmijë i dal nga lufta, i rritur me trazira, dhembje, trauma, gjëja më e shenjtë e jetës sime është liria, dhe nuk lejoj më askush të ma prek, cenoj apo edhe dënoj!  Tjetër dashuri e shpirti tim është të shkruaj,  të lexoj, eksploroj gjëra të reja, njohje të reja, të ndihmoj njerëzit në organizimin e kohës, mendimeve dhe energjisë, që në një apo në tjetrën mënyrë, janë një ndër tre investitorët më të mëdhenj të jetës sonë. Kam guxim dhe i dua ndryshimet, pëlqej të përballem me sfida te reja, kërkuese e hatashme e së vërtetës njëshe, dhe së fundmi do të shtoja se nuk jam më shumë e as me pak sesa një studente  26 vjeçare e Universit të kamotshëm…

 Sapo keni publikuar librin “War Diary”, çfarë ka në qendër të këtij libri?

“War diary” është gjeja më e mrekullueshme që kam bërë gjatë gjithë këtyre dhjetë viteve karrierë si një shkrimtare, ani pse ende e re në moshë, kam kohë e mot të shkruaj, krijoj e promovoj, por tani për tani “War diary” do ta quaja kryevepër të karrierës e jetës sime. Qendër e këtij libri është: Fëmijëria ime e humbur, lufta e Kosovës së vitit 1999, zëri i gjithë fëmijëve të luftës, rruga drejt rritjes shpirtërore e lirisë fizike, dashuria dhe paqja si shpëtuesit e jetës…

 Pse vendosët pikërisht tani ta shkruani këtë histori dhe pse në anglisht?

Ditari i Luftës ka qenë pas botuar në Ferizaj, Kosove në vitin 2009, mirëpo shumë pak i përkrahur dhe shitur, sidokudo unë, që nga ajo moshë e kam ditur vlerën e këtij libri dhe kurrë nuk jam ndalur së besuari se një ditë Ditari i Luftës do të marrë vendin e merituar në botë, do të publikohet në anglisht dhe se në një mënyrë do të më dërgoj në vend ku plotësohet amaneti i fëmijërisë sime të humbur nga lufta e keqe, fjalën që ia kam pas dhënë nënës sime se, do t’i tregoj një ditë botës për gjuhën tonë të bukur shqipe, dhe se shpirti im s’ka mundur me gjet paqe e liri pa e qit në dritë këtë libër… Sepse, është dhe vazhdon ende të jetë pikërisht kohe e luftërave, është mjerëuese sesi ende luftërat janë aktuale në botë, dhe se, fëmijët ende janë përjetuesit me torturues të luftërave me gjak, lot e dhembje… “War diary” është libër që ka force me shpëtu botën prej luftërave dhe se vetëm fëmijët janë shpëtimtarët e kësaj bote. Unë, vetëm e kam sjellë deri në këtë pikë, sepse “War diary”  i përket botës…

_DSC9081 (1)

Si është lufta përmes syve të një fëmije?

Lufta që nuk e kam harruar, dhe s`kam kurrë për të harruar. Është si një ekran televizioni, në sytë e të cilit vazhdimisht do të shfaqen kujtime torturuese me gjak, trishtim, vrasje, frike, ikje, përplasje, goditje, lot, ftohje, uri e dhembje brenda shpirtit që është e pamundur për t’i ikur, sikurse është e pamundur t’i ikim vetes…

 Si është pritur libri deri më tash?

Libri është botuar nga shtëpia botuese Authorhouse dhe se “War diary” është ende në punim e sipër për projektin e reklamimit nëpërmjet mediave sociale kështu që është një rrugë e gjatë, dhe se deri atëherë nuk mund të them asgjë më shumë…Besoj dhe shpresoj se një ditë ka me u dërguar tek vendi i merituar, tek liria…

admin

Artikujt e tjetrë