Lifestyle

Kur dielli pushon mbi flokë

Generated by  IJG JPEG Library

Balayage, fjala në vetvete është frëngjisht,por në fakt është kryefjala e ngjyrës së vitit sa i përket flokëve. Në të vërtetë është një teknikë për të ngjyrosur  flokët dhe përdoret që një kohë të gjatë duke u dhënë flokëve tuaj pamjen e natyrshme të diellit. Është përzierja më e bukur dhe e natyrshme e ngjyrave dhe hijeve të bjondes, karamelit, mjaltit, hirit. Duket sikur dielli ka vendosur të bëjë një festë në flokët tuaja. Është një ngjyrë kaq e natyrshme e flokëve, e cila nuk ka nevojë të merresh shumë shpesh, në fakt gjithnjë e më shumë bëhet më e bukur, rrënja më e errët ndërsa majat e flokëve më të çelëta. Sa i përket stinës së dimrit nuk është keq që flokët tuaja të duket sikur e “puthin” rrezet e pakta të diellit.

admin

Artikujt e tjetrë