Letërsi

Albert Kamy për tri antidotat ndaj absurditetit të jetës

p01lb1t0

“Në një botë absurditeti i së cilës duket të jetë aq i padepërtueshëm, ne thjesht duhet të arrijmë një shkallë më të madhe të të kuptuarit mes njëri-tjetrit, një sinqeritet më të madh”.

 

Çfarë një astrofizikant mund të ketë perspektivën për ta lavdëruar si “një udhëtim jashtëzakonisht i pamundur në të cilin ne jemi”, një pjesë tjetër e njerëzve shpesh e përjeton thjesht dhe çmendurisht absurde – aq të pakontrollueshme dhe të pakuptueshme sa që mezi ka ndonjë kuptim. Çfarë duhet të të bëjmë me absurditetin e jetës që na shoqëron çdo ditë? Oliver Sacks besonte se “ ajo çfarë më së shumti mund të bëjmë në këtë rast është të shkruajmë – në mënyrë inteligjente, kreative, evokative, në lidhje me atë se si është të jetuarit në këtë botë dhe në këtë kohë.”

Më shumë se një dekadë para se Albert Kamy të bëhej laureati i  dytë më e ri i Çmimit Nobel në Letërsi, për punën që “me ndjeshmërinë e kthjellët ndriçon problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohët tona”, ai e shtjelloi marrëdhënien midis absurditetit dhe shpengimit në një intervistë të vitit 1945 nga gazetari francez Jeanine Delpech. Një përmbledhje e mrekullueshme nga në lidhje me atë sesi ta forcojmë karakterin në kohë të vështira, për lumturinë, dëshpërimin dhe dashurinë për jetën.

Tre vjet para intervistës, Kamy 28 vjeçar e kishte habitur botën me esenë e tij revolucionare filozofike “Miti i Sizifit”, i cili fillon me një nga fjalitë më të fuqishme në të gjithë letërsinë dhe hulumton paradoksin e absurdit në jetë. “Unë nxjerr nga absurdi tri pasoja, që janë revolta ime, liria ime dhe pasioni im”, diçka që e nxiti intervistuesin e tij për ta pyetur nëse një filozofi e bazuar në absurditet mund t’i detyrojë njerëzit të humbin shpresën.

Kamy, i cili vite më parë kishte pohuar se “nuk ka dashuri për jetën pa dëshpërim në jetë”,  përgjigjet:

“Gjithçka që mund të bëj është të përgjigjem në emrin tim, duke qenë i vetëdijshëm se ajo që them është relative. Pranimi i absurditetit të gjithçkaje rreth nesh është një hap, një përvojë e nevojshme: ai nuk duhet të shndërrohet në një rrugë pa dalje.  Ai ngjall një revoltë që mund të bëhet e frytshme. Një analizë e idesë së revoltës mund të na ndihmojë të zbulojmë ide të afta për të rivendosur një kuptim relativ të ekzistencës, edhe pse një kuptim që mbase do të ishte gjithmonë në rrezik.”

Duke folur në fund të brutalitetit të pakuptimtë të Luftës së Dytë Botërore, gjashtë vjet para se ai të formulonte idetë e tij mbi solidaritetin dhe çfarë do të thotë të jesh rebel, Kamy e konsideron aktin guximit dhe të rebelimit si veprimin më me vlerë:

“Në një botë absurditeti i të cilës duket të jetë aq i pakalueshëm, ne thjesht duhet të arrijmë një shkallë më të madhe të të kuptuarit të njëri-tjetrit, një sinqeritet më të madh. Duhet ta arrijmë këtë ose të vdesim. Për ta bërë këtë, duhet të plotësohen disa kushte: njerëzit duhet të jenë të sinqertë (gënjeshtrat ngatërrojnë gjërat), të lirë (komunikimi është i pamundur me skllevërit). Së fundi, njerëzit duhet ta ndiejnë se ka një lloj drejtësie rreth tyre.”

admin

Artikujt e tjetrë