Gruaja

Atyre si unë…

Fotolia_71640200_Subscription_Monthly_M

Atyre si unë, që një ditë zbuluan një “gur”të fortë brenda tyre dhe papritur u gjendën përballë një uragani.

Atyre si unë, që iu desh të rruanin flokët dhe që u panë në pasqyrë me kokën tullace.

Atyre si unë, që luftojnë çdo ditë mes kimioterapisë, ndërhyrjeve kirurgjikale dhe kontrolleve.

Atyre si unë, që nuk dorëzohen kurrë. Atyre si unë, u them se jemi gra të forta, të rritura. Dhe atyre që kanë frikë, që dorëzohen, që zhgënjehen, që ndjehen viktima u them që një armë e rëndësishme në këtë betejë me “alienët”, si e quante Oriana Fallaci, është ironia.Është kështu sesi unë e përballoj “gurin e zallit” të shfaqur në këto dy vjet.Në 2010 dy tumore në një gjoks dhe në vitin 2012 tumorin e tretë në gjoksin tjetër. Ce la via….ose lojë e fatit. Por zero depresion, ju lutem. Në atë që jam duke përjetuar dëshiroj të gjej gjërat më pozitive. “Cilat?” do të pyesnit ju, lexuesit e shëndetshëm dhe ju gratë e lënduara…

Në të vërtetë janë të shumta, unë po ju citoj këtu vetëm disa:

  • Tani kam pak flokë për shkak të kimioterapisë së dytë, por në pasqyrë ul vështrimin poshtë dhe më kujtohet që të gjitha sytjenat i kam brenda në dollap….Tashmë jam një e plotë dhe nuk kam më nevojë për mbështetëse!
  • Me të vjella, dhembje stomaku, dhe përdorimit të limonit, makaronave thjeshtë të bardha, kam arritur të dobësohem. Një pikë e bukur në favorin tim.
  • Për shkak të lodhjes time kronike, unë mund të “divan-osem” në mënyrë paqësore në shtëpi dhe të përvetësoj kontrollin e fushëveprimit dhe me telekomandën në dorë, askush në shtëpi nuk hapë gojën për këtë. Një aspekt tjetër që nuk duhet nënvlerësuar!
  • Miqtë dhe familjarët e mi janë gjithmonë afër meje, çdo ditë dhe në çdo moment. Një cunam dashurie që na ndodh rrallë.  Që kur kam hapur një blog rreth “kimio aventurave” kam zbuluar që ne gratë nga këto kthesa të jetës bëhemi edhe më të rritura (jo në kuptimin e plakjes, eh?!) dhe në fund i gëzohemi edhe më shumë jetës dhe atyre që na i dhuruan atë.  Atyre që janë si unë, atyre 10 % të grave që në ekzistencën e tyre takojnë gjatë rrugës një “gur zalli” në gjoks, u them: unë u transformova në Wondy (kështu më thërrisnin kur isha 20 vjeçe, pak si “wonder woman dhe pak wonderbra) por të gjitha, nëse kërkojnë brenda vetvetes, do të gjejnë një mburojë për tu mbrojtur dhe një armë për të luftuar. Ju siguroj megjithatë që do të arrini ta shikoni gotën gjysmë plotë, shumë e preferuar mojito, dhe të “shtrydhësh” gjërat më të mira që jeta na i falë për t’i jetuar ato. Dhe pastaj, mbaron emergjenca, rikthehet jeta normale. Me kontrolle të rregullta, por edhe me ndonjë super fuqi më shumë.

(rrëfimi gazetares italiane Wondy)

admin

Artikujt e tjetrë