Kulturë

Trashëgimia “shpaloset” në Muzeun Kombëtar

22117641_10212067726066305_1273336886_o

Ditët e Trashëgimisë Evropiane”, nxisin pjesëmarrjen e shoqërisë civile, përfshirjen specifike të rinisë, punën vullnetare dhe bashkëpunimin ndërkufitar, duke promovuar një dialog ndërkulturor.

Gjithçka fillon me të kuptuarin e kulturës.Vetëm atëherë mund të fillojmë ta vlerësojmë atë.  Trashëgimia kulturore parandalon izolimin social dhe na lejon të bëhemi më largpamës, duke ndikuar në mënyrë pozitive edhe për zhvillimin e gjeneratave të ardhshme.Ditët e Trashëgimisë Evropiane” përfshijnë një sërë aktivitetesh, të cilat tashmë mbahen edhe në vendin tonë, duke u konsideruar si një instrument thelbësor për nxitjen e një përvoje të prekshme të kulturës dhe historisë evropiane, përveç rritjes së vetëdijes së publikut për vlerat e shumta të trashëgimisë sonë të përbashkët dhe nevojës së vazhdueshme për mbrojtjen e saj. “Ditët e Trashëgimisë Evropiane”, kanë arritur të nxisin pjesëmarrjen e shoqërisë civile, përfshirjen specifike të rinisë, punën vullnetare dhe bashkëpunimin ndërkufitar, duke promovuar kështu parimet bazë të dialogut ndërkulturor, partneritetit dhe përgjegjësisë qytetare. Në kuadër të “Ditëve të Trashëgimisë Evropiane”, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, një kënd i veçantë iu është dedikuar edhe gjashtë artisteve tona, Saba Berisha-Ismaili,Vlora Hajredini-Hajrullahu, Ilire Lepaja, Granita Grezda-Lila, Dafina Vitija, Ardita Begu dhe Mire Canolli.

22092474_10212067726426314_812071764_o

“Është një aktivitet shumë i rëndësishëm, në të cilin mund të shihni punime të ndryshme dhe të njiheni njëkohësisht edhe me kulturën e traditat shqiptare, pikërisht gjatë këtyre ditëve që i janë dedikuar Trashëgimisë Evropiane, ku shpalosen punme artistike, ”, -është shprehur Saba Berisha-Ismajli.

Ndërkaq gjatë këtyre ditëve mund të takoni dhe të njiheni nga afër me këto aktivitete, të cilat do të finalizohet ë shtunën me një ekspozitë të madhe, që shënon edhe përmbylljen e “Ditëve të Trashëgimisë Evropiane”.

admin

Artikujt e tjetrë