Lifestyle

Zone Club …. aty ku çdo natë mbetet e paharruar

21458492_10155606871807317_1357039756_o

Ambiciet janë të mëdha, ta kthejnë Zone Club në një hapësirë kryesore të hartës kulturore kombëtare, por pse jo, edhe më gjerë. Një vend, ku muzika, vallëzimi dhe një ekip kreativ ndërthuren së bashku.

 

Foto: Petrit Rrahmani

Zonë Club diskoteka më e madhe në Kosovë, por jo vetëm, duket se është kthyer në një adresë kryesore për të gjithë ata që adhurojnë muzikën e mirë. Sapo ka mbaruar një nga sezonet më të suksesshme të kësaj diskoteke dhe një nga drejtuesit e saj, Dekor Sahiti, potencon për Flatrën, përse Zone Club është bërë një pikë referimi për të gjithë. “Në fakt ka shumë arsye përse Zone Club renditet tashmë si një nga klubet më të famshme në rajon, së pari sepse pas kësaj, qëndron një ekip me vullnet të hekurt dhe dëshirë të madhe për të bërë gjëra të mira dhe ndryshe, një ekip i përgjegjshëm për punën që bën. Nga ana tjetër, program muzikor që kemi përzgjedhur gjatë gjithë kësaj kohe, duhet të them, se ka qenë të nivelit botëror, një faktor tjetër mendoj se është pikërisht hapësira, që ofron një komoditet për gjithë ata që vijnë në Zone, shërbimi dhe siguria tepër e lartë, e gjithçka e bëjnë Zonën të jetë kjo që është sot.”- shprehet Dekor Sahiti. Gjithashtu investimi në interier, në zerim dhe ndriçim, si dhe efektet spciale skenike e bëjnë Zone Club të bëjë diferencën me klubet e tjera në vend dhe më gjerë. Por duket se përzgjedhja me kujdes e muzikës apo personaliteteve që performojnë në Zone Club, po e kthejnë këtë vend në një destinacion të ri në Kosovë, megjithatë këta të rinj nuk e kanë të lehtë të mbajnë dhe të zhvillojnë më tej këtë industri të madhe.Si çdo punë tjetër ka edhe kjo sfidat e veta, e më lejoni tu them, që nuk kanë qenë të lehta në një vend si Kosova, megjithatë ne nuk jemi dorëzuar përpara tyre. Jemi përpjekur gjithmonë që me të vërtetë Zone Club, mos të jetë vetëm një vend argëtimi, por një mundësi e madhe ekonomike, jo vetëm për njerëzit që punojnë aty, të cilët janë të shumtë, por edhe bashkëpunimi me bizneset e tjera.”- thotë ai.

21458395_10155606871262317_597543628_o

Përtej asaj që shohim në Zone Club, ekipi i kësaj diskoteke punon intensivisht për të ndërtuar një program cilësor, duke sjellë jo vetëm prirjet e reja në muzikën botërore, por edhe DJ më të famshëm për momentin duke gërshetuar me këngëtarët më të famshëm të trojeve shqiptare.

“Të ngjitësh në skenën e një diskoteke shqiptare emrat e DJ-ve më të famshëm të muzikës botërore kërkon shumë impenjim, megjithatë ia kemi dalë që Kosova të përfshihet në agjendën e tyre dhe adhuruesit e muzikës t’i dëgjojnë ata live. Megjithatë dua të theksoj se asnjëherë nuk kemi lënë anash emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare, të cilët përçojnë gjithmonë te publiku një adrenalinë të jashtëzakonshme. Dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen.”- shprehet Dekori.

21557282_10155606871642317_1370961537_o

Ambiciet me të vërtet nuk përfundojnë këtu për këta djem të rinj, por duket se Zone Club do të “pushtojë” qytete dhe shtete të tjera. Bregdeti shqiptar, si Jugu i Shqipërisë, por edhe Ulqini janë synimet e reja të Zone Club për të krijuar aty “perandorinë” muzikore dhe argëtuese ndërsa gjurmët e Zone Club do të shtrihen edhe më gjerë në vendet perëndimore.

admin

Artikujt e tjetrë