Gruaja

Ekuilibrat e jetës, në cilën anë je ti?!

18236058_10208569384983192_1616472067_o

Nga Arjeta Spahiu

 

Në të gjitha shoqëritë dhe kulturat, ekzistojnë dy tipe individësh: marrësit dhe dhënësit. Marrësit njihen si individë, që i shohin të tjerët si mundësi avancimi apo mundësi shfrytëzimi (financiar apo personal). Ata hyjnë në interaksion me një individ tjetër me synimin që të marrin sa më shumë dhe të ofrojnë sa më pak. Zakonisht interaksionet që i zhvillojnë me individë janë të paramenduara enkas në bazë të asaj se çfarë do të mund të fitojë nga ky interaksion. Në bazë të këtij kalkulimi vendosin nëse e vlen të investojë në këtë raport apo të mos e ushqejë një raport të tillë. Marrësit njihen si “vrimë e zezë”, të cilët thithin energjinë, kohën dhe pasurinë e tjerëve, pa ndonjë ndjenjë faji; aq më tepër e konsiderojnë si të drejtë të tyre. Në anën tjetër të tangjentes janë dhënësit. Dhënësit kur hyjnë në interaksion më të tjerët i vendosin nevojat e të tjerëve si primare. Nëse dikush ju kërkon ndihmë, dhënësit do të lënë punët e veta anash duke u fokusuar në ofrimin e ndihmës së duhur. Ata në mënyrë instinktive vihen në shërbim të të tjerëve me altruizëm. Ky shërbim nuk është vetëm ofrimi financiar, pasi që ata vihen në shërbim të të tjerëve pa ndonjë interes personal, qoftë më këshillë, qoftë duke ofruar kohën apo edhe njohurit e tyre. Aq më tepër ata e ndjejnë veten mirë nëse e dinë se kanë ndihmuar dikë në çfarëdo mënyre. Marrësit dinë të “mbështillen” edhe si dhënës. Njëra nga mënyrat e vërejtjes së këtyre individëve është në bazë të shprehjeve të tyre verbale e jo-verbale. Këta marrës verbalisht përdorin më shumë “unë” se sa “ne”. Në raport profesional hierarkik kanë premisa “pështyj poshtë e puth lartë”. Zakonisht këta persona vërehen në raport indiferent apo edhe arrogant më ata, të cilët kurrë nuk mund t’ju hyjnë në punë. Nuk do të thotë së në mënyrë të përpiktë kemi vetëm dhënësit apo vetëm marrësit, pasi që ka edhe tipa të tillë që janë kalkulues. Kalkuluesit janë ata që orvaten të kalkulojnë marrjen e dhënien dhe nisen nga premisa se “nëse të ndihmoj duhet të më ndihmosh”. Kalkuluesit janë më bujar se marrësit por në radhë të parë i mbrojnë interesat vetanake. Kalkuluesi beson në botën fer dhe shumicën e rasteve mundohet të vendos një baraspeshë. Kalkuluesi nëse e vëren një raport “marrës-dhënës” do të indinjohet, dhe në mënyrë indirekte do të orvatet të vendoj baraspeshë, pasiqë i pengon shfrytëzimi i dhënësit nga marrësi. A janë këto tipare dhënësish, marrësish dhe kalkuluesish të lindura apo të zhvilluara në jetë? Si edhe çdo tipar tjetër, këto tipare janë pjesërisht mix gjenetik e pjesërisht social (rethana personale, familjare dhe shoqërore). Po të shikojmë në të kaluarën e lashtë të fiseve, dhënësit janë ata të cilët kanë dalë në dyluftim më cdo gjë që ka kërcënuar fisin. Kjo analogji të bën të mendosh nëse një sakrificë e tillë e vendon dhënësin në disavantazh dhe se marrësit kanë shanse mbijetese më shumë së dhënësit?Duke e përkthyer këtë në dinamikën e të sotmes, a do të thotë së marrësit avancohen në jetë më shumë së dhënësit? Kërkimet shkencore në këtë drejtim dëshmojnë të kundërtën. Dhënësit janë ata që arrijnë më shumë në jetë, edhe pse japin më shumë se të tjerët pa ndonjë pritje që t’ju kthehet, edhe pse “digjen” shumë herë, ata krijojnë kapital social të pashtershëm me ata të cilët nuk harrojnë kontributin e tyre prej dhënësit. Rreziqet për këta individ janë:

Marrësi herët ose vonë zbulohet nga rrethi dhe ekziston rreziku permanent se dhënësi mund të ndërpres dhënien në çdo kohë. Marrësi njihet si “zjarrvënës i urave” më dhënësit e mëparshëm që nuk i nevojiten  më, gjë që paraqet një stabilitet të lëkundshëm në afat të gjatë, edhe pse në afat të shkurtë duket se janë  në një raport lukrativ dhe marrin më të mirën nga ai raporti. Dhënësi ka rrezik të shtjerr energjinë personale në ndihmë të të tjerëve. Me këtë vjen edhe ndjenja e “viktimizimit të brendshëm” të dhënësit pasiqë marrësit janë jo-falënderues dhe jo-reciprok në  dhënie. Dhënësi zakonisht vonë e kupton së ka hy në “raport vjelës” më një marrës, pasiqë natyra e tij prej dhënësi nuk kalkulon në persona të tillë. Zakonisht pas raportit të gjatë të “vjeljes”, dhënësi ndjehet  pa- vlerësuar, shfrytëzuar dhe zhgënjyer. Por pasiqë marrësit janë dinak në këtë raport, nëse shohin se janë në fund të kufirit, mbase edhe japin diçka sipërfaqësore sa për të krijuar “mjegull” dhe ri-vendosë raportin e mëparshëm. Kalkuluesi ka rreziqe më të vogla pasiqë nuk e merr si betejë personale vendosjen e rendit në mes dhënësit e marrësit. Edhe pse i pengon një raport i tillë nëse interesat e tyre vihen në rrezik, dinë të tërhiqen. Rreziku për kalkuluesit është mbi-kalkulimi në çdo marrje dhe dhënie dhe mund të perceptohen në shoqëri si tipa koprrac “aq të dhashë-kaq më jep”. A mund të ketë kalim nga një tip në tjetrin? Është vështirë (por jo e pamundur!) nga një marrës të kalohet në dhënës dhe anasjelltas, por në mënyrë të vetëdijshme mund të balancohet dhënia apo marrja, sepse siç thuhet: “dhënësit duhet të caktojnë limite, se marrësit nuk e bëjnë këtë”. Nëse dyshoni se keni “raport vjelës” me dikë – ndaleni dhënien. Është më se e sigurt rezistenca pasive-agresive nga marrësi duke përdorë “tretmanin e heshtjes” për të nxitë tek dhënësi ndjenjën e fajësisë, e deri tek orvatja e fundit “roli i viktimës”. Nëse do të vazhdon i një raport të tillë varet nga ju, vetëm se do të keni avantazhin e caktimit të një dinamike të re në bazë të piedestalit të dhënësit të balancuar.

admin

Artikujt e tjetrë