Kulturë

Një dashuri për arkitekturën

MALTA. Valleta. 2016. At the city gate designed by Renzo Piano.

Arkitekti i njohur italian, Renzo Piano sot feston ditëlindjen e tij të 80-të, ndërsa ne sjellim një vështrim të monumenteve të tij arkitekturore të kapura nga shkrepjet e fotografëve nga Magnum Photos.

Disa nga skylines më të njohurat në botë për siluetat e tyre të mrekullueshme i “detyrohen”  pikërisht Renzo Pianos, inxhinierit dhe arkitektit italian, i cili sot mbush 80 vjeç. Pas bashkëpunimit me arkitektin tjetër Richard Rogers, në projektin e krijimit të qendrës Georges Pompidou në Paris, që të dy ishin relativisht të panjohur. Më pas Piano vazhdoi të punojë në projekte të tjera të famshme si Shard në Londër dhe Whitney Muzeu i Artit Amerikan në Nju Jork.

Ka lindur në vitin 1937 në një familje ndërtuesish, qasja e tij e punës ka qenë gjithmonë e lidhur me estetikën dhe funksionalitetin, si një binom magjik. Karriera e tij përfshinë objekte shtetërore, komplekse zyrash, dyqane dhe një aeroport (Aeroporti Kansai, Osaka). Piano bëri emër duke realizuar objekte, që posedojnë një lehtësi vizuale dhe ofrojnë komoditet. Ishte projekti Pompidou, që Piano zbuloi entuziazmin e tij për sheshe, hapësira inxhinierike të zbrazëta, brenda qytetit ku ndodhin momente spontane dhe njerëzit humbasin vetveten.

“Jo domosdoshmërisht duhet të përpiqeni që ta bëni funksionale tërë hapësirën e një objekti. Mund të rrini ta shikoni dhe ta shijoni momentin, ” është shprehur njëherë arkitekti i njohur.

Trajtimi i dritës, kompozicionit dhe hapësirës në punët e Pianos, në mënyrë të natyrshme harmonizohen me fotografitë e fotografëve të Magnum, që kanë fotografuar shumë nga projektet e tij siç janë fotografitë e rrugëve nga Alex Webb në sheshin kryesor të kryeqytetit të Maltës, pastaj ato të aeroportit të Osakas të realizuara nga Harry Gruyaert etj.

 

admin

Artikujt e tjetrë