Kulturë

Kosova propozon “T’padashtun” për Oscars

MV5BYmVhZTMzYWYtNWMyMy00NzBkLWI1NDQtNTFmNzJlNzliMGJiXkEyXkFqcGdeQXVyNTUzMTMzNTY@._V1_SX1777_CR0,0,1777,937_AL_

Filmi i Edon Rizvanollit, i cili pati premierën në Karlovy Vary, do ta përfaqësojë Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.

“T’padashtun” është film I realizuar me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli, një dramë e cila ka në qendër të saj pasojat dhe traumat e shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë. Ky Film trajton ngjarjen e një adoleshenti, i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam. Atij i duhet të përballet me traumat e së ëmës, duke e rikthyer në kohët më të vështira.

Në rolet kryesore interpretojnë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder. Ndërsa komiteti përzgjedhës është shprehur se: “Pas shikimit të filmave konkurrues, për këtë vit, për përfaqësim të Kosovës në Oscar, komiteti selektues shpreh kënaqësinë, si për numrin e filmave, po ashtu edhe për kualitetin artistik të tyre. Të tre filmat, në veçoritë e tyre, sjellin rrëfime filmike, të trajtuara nga perspektiva shumë interesante dhe autoriale. Megjithatë, me shumicë votash, komiteti u përcaktua për “T’padashtun”, si filmi përfaqësues i Kosovës, për këtë vit në Oscar.”

Komiteti selektues përbëhet nga : Astrit Kabashi, Doruntina Basha, Arben Bajrkataraj, Antoneta Kastrati, Ilire Vinca, Visar Morina, Zymber Kelmendi.

“T’padashtun” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Fondi i Filmit Holandez.

admin

Artikujt e tjetrë