Kulturë

Lamtumirë aktore e madhe!

hajrie-rondo

Shuhet një nga aktoret më të dashura shqiptare, Hajrie Rondo. Aktorja ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rende, ishte prekur nga kanceri në kokë – shkruan Newsbom.al. Ka lindur më 1 mars 1951 në Delvinë. Hajrie Rondo është tashmë një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Lajmi konfirmohet nga newsbomb.al. Muaj më parë aktorja i ishte nënshtruar një operacioni në kokë, vetëm pak kohë pasi fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit. Aktorja mori çmimin ‘Simbol i Qytetit’ nga Erion Veliaj ndërsa preku zemrat e të gjithëve kur rrëfeu mes dhimbjes e forcës luftën me sëmundjen e mundimshme. “I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, u shpreh aktorja duke u kthyer në simbol force e frymëzim për të gjithë.“Shiheni jetën me ngjyra”. Këto kanë qenë fjalët që aktorja u ka drejtuar të gjithëve.

admin

Artikujt e tjetrë