Kulturë

Sfidat drejt politikës zvicerane

Arber Bullakaj für Saiten

Arritje të mëdha për një djalë, të cilit i është dashur vullnet të hekurt, durim dhe shumë pasion për të qenë këtu ku është sot. Për Arbër Bullakaj e shumë të tjerë rrënjët janë të rëndësishme për tu “rritur” në një vend të huaj.

 

Arbër Bullakaj është ndoshta një nga politikanët me moshë më të re nga shqiptarët që ka arritur të fitojë votat në një kanton zviceran për të qenë në asamblenë e qytetit ku jeton. Dikur vetëm një fëmijë që e linte vendlindjen për të ndërtuar së bashku me familjen një jetë më të mirë. “Ishte viti 1994 kur familja vendosi të emigronte në Zvicër, un asokohe isha vetëm 8 vjeçar. Sigurisht që ishte shumë e vështirë, e re dhe e panjohur për mua. Kultura, gjuha, mentaliteti, sistemi arsimor dhe vet jeta. Natyrisht që kishim plotë familje tjera emigrante, me të cilat ruanim lidhjet e atdheut, por u përpoqa të integrohesha shpejtë në shoqëri dhe shkollë, ku nuk ishte e lehtë të ishe një nxënës emigrantë”- rrëfen momentet e para të jetës prej emigranti, meqenëse vetëm një fëmijë, Arbëri.
Nëse ka diçka që i ka karakterizuar emigrantët, pavarësisht nacionalitetit apo ndasive të tjera, kur ishin në një vend të huaj, ishte malli për atdheun dhe vështirësitë e mëdha që hasnin. Asgjë nuk është e shtruar gati për një emigrant. “Ishte e vështirë, por me punë dhe përkushtim arrihet gjithçka, këtë mësova fillimisht në Zvicër, dhe shembulli ishte familja ime. Gjatë arsimimit tim, nisa të kuptoja sa e rëndësishme është sistemi politik, demokracia dhe liria, gjëra që më kishin munguar në Kosovë, kjo ishte dhe një nga arsyet që më nxiti të futesha në botën e politikës. Angazhimi im filloi në Partinë Socialdemokrate dhe suksesi ishte menjëherë i prekshëm, kur kandidova për asamblenë e qytetit të Wilit dhe u zgjodha si asamblisti i parë shqiptar në Kantonin e Wilit. Më pas partia më dha besimin e më propozoi si nënkryetar i P.S të Kantonit të Sankt Gallenit, edhe këtë sfidë e fitova. Ky ishte privilegj i radhës për mua, ku pata mundësi dhe hapësirë për ndryshime, si shembull formuam fraksionin e SP Emigrantëve dhe kundërshtuam ashpër ligjin kundër natyralizimit. Nga ana profesionale fillova te punoj në departamentin e kontabilitetit ku për 3 vite udhëhoqa financat në disa shtete të një kompanie globale. Që 5 vite kam kompaninë time ku merrem me konsultime si analist biznesi për kontabilitet procese dhe sisteme (IT) në kompani të mëdha.”- shprehet Arbëri.
Arritje të mëdha për një djalë, të cilit i është dashur vullnet të hekurt, durim dhe shumë pasion për të qenë këtu ku është sot. Për Arbër Bullakaj e shumë të tjerë rrënjët janë të rëndësishme për tu “rritur” në një vend të huaj. Ndërsa asnjëherë nuk harrojnë të kthejnë kokën pas dhe të kontribuojnë në Kosovë. Diaspora ka pasur rol vendimtar në jetën dhe mirëqenien e kosovarëve. “Roli i Diasporës është jashtëzakonisht i madh, por fatkeqësisht i pavlerësuar nga institucionet e Kosovës, ende shqiptarëve iu duhet të paguajnë kartonin e gjelbër në Kosove pa arsye nga ana tjetër Diaspora nuk prezantohet në asnjë post, funksion politik ne Parlament apo Presidencë. Unë dua të nënvizojë këtu se shqiptarët në Zvicër e kanë pasur një fillim shumë të vështirë krahasim me emigrantët. Gjenerata e parë ka bërë punë fizike pa pasur mundësi zgjedhje. Gjenerata e dytë është shkolluar këtu mirëpo ende ka pasur mungese të sistemit shkollor për arsye se gjenerata e pare nuk është rritur këtu dhe shkolluar në Zvicër. Si pasojë e këtij problemi kanë ndodhur edhe raste negative te shqiptarët, të cilët kanë prishur imazhin dhe janë kritikuar nga parti të ndryshme si partia e djathta populiste. Por sot gjeneratat e reja janë imazhi më i bukur i Kosovës, në muzikë, sport, biznes dhe politikë.”- përfundon Arbëri.

admin

Artikujt e tjetrë