Arte Pamore

Mjeshtri i orëve të shkrira, por jo i Galisë

add1c68b7f36b12fbed0bf5e4bc8cd71

Jan Gibson, në biografinë e re dedikuar një prej personaliteteve më të mëdhenj të artit pamor, Salvador Dali, ka nxjerrë në pah fakte të reja, të cilat zbulojnë me shumë hollësi si dhe pse ky mjeshtër i surrealizmit, ishte i ndikuar nga bashkëshortja e tij Gala, e cila përshkruhet si një person i vrazhdë, veçanërisht ndaj bashkëshortit të saj, gjeniut të orëve të shkrira.

“Nuk mund të mos ndjeja keqardhje për këtë magjistar të vjetër, që tashmë ishte i sëmurë, shoqëruar nga bastuni i tij me brirë rinoceronti, veshur me pallto lëkure leopardi dhe mustaqe të stiluara me kujdes, për të mos përmendur frymëmarrjen e tij surreale. Ndërkaq Gala, i shpenzonte pa psuhim të hollat e tiju dhe nuk shfaqte një lloj arogance ndaj tij, duke mos e përfillur aspak.  Ajo kishte lindur në Kazan, një gjysmë hebraike edhe pse nuk këtë fakt nuk e pranonte. Ishte një grua me imunitet shumë të dobët dhe më shumë rrinte e shtruar në spital sesa qëndronte në shtëpi. Madje në  një rast në spital e kishte takuar edhe poetin e ri frëng Pol Elyar, me të cilin do të martohej në vitin 1917.

Ndërsa me Dalin ishte takuar gjatë një udhëtimi për në Kadakue, vendlindjen e piktorit dhe ai kishte mbetur i magjepsur nga ajo. Galia gjeti te ai burrin e ëndrrave, dikush që ndante pasionin e saj për para, pushtet dhe vëmendje. I vetmi problem ishte se Dali kishte qenë i dashuruar edhe më parë dhe ky person ishte, Frederiko Garsia Lorka. Ky i fundit kishte pasur shumë ndikim në veprimtarinë artistike të piktorit, ndërkohë ishte drejt rrugës për tu bërë poeti më i madh i Spanjës dhe kur dëgjoi se ish i dashuri ishte përfshirë në një marrëdhënie me një grua, u skandalizua. Por Galisë nuk i interesonin prirjet homoseksuale të bashkëshortit, ndërsa familja e këtij të fundit i hoqi të drejtën e trashëgimisë dhe nuk folën me të asnjëherë. Prej asaj kohe ata do të shëtisnin të dy nëpër fshatra turistikë, gjithmonë duke befasuar njerëzit përreth.

Dali i përkiste një brezi më të hershëm të piktorëve surrealist, Maks Wrnst, Zhoan Miro, Andre Mason e kishin shtruar rrugën për të, siç kishin bërë edhe poetët surrealist, mbi të gjithë Andre Breton, një gjeni, që kishte drejtuar lëvizjen. Surrealizmi doli se ishte për Dalinë ashtu siç ishte bërë ai për të.  “Piktori i ëndrrave për të cilin aq shumë kishin ëndërruar” e përkufizonte fotografi Brasai.

0b829b6905b5ba3a041fbd1e0f5e773f

Imazhet e ndërthurura, të shkundura nga psikika disfunksionale e Dalisë, përkonin me atë lloj ikonografie që Bretoni kish parafytyruar për lëvizjen e tij. Falë Bretonit, e para ekspozitë personale e artistit në  Paris rezultoi një sensacion, duke e konfirmuar si yllin e fundit të surrealizmit. Gala gjithashtu ndihmoi për ta bërë Dalinë, ndërsa në më pak se një dekadë ajo do të luante një rol aktiv në zhbërjen e tij. Pas martesës së tyre në 1934, Dalija vendosi të propagandonte legjendën e Galës si muza dhe bashkëpunëtorja e tij. Ajo gjithashtu shërbeu si menaxherja e biznesit dhe publicistja e punës së tij dhe ia doli ta kthente atë në një përbindësh të reklamës dhe megalomanisë, siç ishte vet ajo. Gala luftoi me Bretonin për posedimin e shpirtit të bashkëshortit dhe padyshim që fitoi, gjë që e dënoi Dalinë me një karrierë portretesh të përsëritura për angari të shoqërisë, pamje dritaresh nga 5th Avenue, promovime të parëndësishme. Megjithatë ai nuk kishte nevojë për para, vetëm në vitin 1974, ai vlente 32 milion dollarë ndërsa ajo pak që i kishte mbetur nga integriteti i tij si artist iu sakrifikua nimfomanisë dhe babëzisë së Galës për lartësim pa shije. Megjithë urrejtjet dhe grindjet pafund, çifti qëndroi bashkë deri në fund të jetës, Gala vdiq e para, disa ditë më vonë e gjetën Dalinë tek dëneste te varri i saj, nuk mund ta pranonte humbjen. Vdiq pak kohë më vonë, por nuk e varrosën pranë saj.

admin

Artikujt e tjetrë