Kulturë

Historia misterioze e muzikës jazz

p04tw8kj

Ishte 26 shkurti i vitit 1917, kur u incizua “Livery Stable Blues” nga Original Dixieland Jass Band, regjistrimi i parë i xhazit.

Të pesë anëtarët e grupit morën ashensorin në ndërtesën e kompanisë “Victor Talking Machine Company”, katin e 12-të, në rrugën e 38-të në Nju Jork City. Ata ishin të njohur për muzikën e tyre, të veshur në këmisha të bardha me butonat e sipërm të zbërthyer e pa kravatë, por me xhaketa klasike me shkëlqim. Muzika e këtij kuinteti në fillim nuk tingëllonte aq mirë për veshët e publikut, por me kalimin e kohës duke vënë në pah aftësi të jashtëzakonshme teknike, do të shndërrohej në momentin më të rëndësishëm në historinë muzikore amerikane.

Ishte 26 shkurti i vitit 1917, kur u incizua “Livery Stable Blues” nga Original Dixieland Jass Band, regjistrimi i parë i xhazit.

Ky do të ishte një moment historik, i cili në një farë mënyre e zyrtarizoi xhazin, por “Livery Stable Blues” është gjithashtu moment që do të sillte bashkë me publikimin e tij edhe shumë çështje të tjera, të cilat e shoqëruan xhazin në përjetësi. Të gjithë jemi të familjarizuar me debatet, që nga Elvis Presley deri sot tek Taylor Swift , rreth pretendimeve për të imituar apo edhe përvetësuar elemente muzikore, që identifikohen si “pronë” e artistëve me ngjyrë.

Megjithatë kur bendi publikoi për herë të parë këtë vepër muzikore pati shumë spekulime, pretendime dhe mosmarrëveshje të tjera, të cilat krijuan edhe një kontest gjyqësor, i cili arriti me një verdikt si ky: pasi vepra është publikuar nga persona të cilët nuk dinë shkrim dhe lexim, ajo mbetet në pronësi publike, pa përmendur autor.

Më shumë forma të tjera të muzikës popullore ky zhanër ka vazhduar të shoqërohet nga debate të tilla, por disa nga argumentet më të nxehta në mesin e aventurave të xhazit janë edhe ato më baziket: se çfarë cilësohet xhaz? A ka xhazi disa përbërës thelbësor? Kur kemi të bëjmë me termin “jazz”? Njëqind vjet pas regjistrimit të parë të xhazit, përgjigjet mbeten të pakapshme, por historia e “Livery Stable Blues”, tregon se sa herët janë ngritur pyetjet që ende e karakterizojnë këtë zhanër.

Etimologjia e fjalës

‘Jazz’ ishte emëruar si fjala  shekullit 20, nga Shoqëria Amerikane e Dialektit, e që në fakt është shumë interesante pasi realisht askush nuk e di se nga e ka origjinën kjo fjalë. Megjithatë një nga karakteristikat më të mrekullueshme të xhazit për dëgjuesit e tij më të hershëm është shpejtësia e kësaj muzike, energjia e saj e dukshme. Që nga viti 1860 ekzistonte një term apo zhargon afrikano-amerikan, ‘jasm’, që do të thotë; energji. Më 14 nëntor 1916, gazeta “New Orleans Times-Picayune” u referohej për herë të parë “grupeve të jashtme”. Ky shkrim i veçantë sugjeron se “jass” mund të ketë ardhur nga fjala; jasmi, e që ka gjasa t’i referohej parfumit të jaseminës, që prostitutat në lagjen e famshme Storyville të New Orleans, e kishin të preferuarin e tyre, ku dhe muzika e xhazit ishte zhvilluar pjesërisht, ndërsa luhej nëpër bordello.

Pionieri i hershëm i xhaz-it Jelly Roll Morton, emri i të cilit ishte një eufemizëm për seksin, së pari zhvilloi stilin e tij duke luajtur piano në këto ‘shtëpi’.

“Livery Stable Blues”, gjithashtu ndihmon të jap përgjigje në pyetjen ‘Çfarë do të thotë fjala jazz?’, duke treguar rrënjët e saj. Kënga është e strukturuar rreth tri akordeve  në 12 bare, si pothuajse të gjitha këngët bluz që dalin nga tradita afrikano-amerikane. Pastaj lidhet me melodinë e këngëve të punës, që punëtorët me ngjyrë këndonin gjatë punës që bënin nëpër fushat e padronëve. Habanera e saj e rrahur, por e zakonshme për xhazin, pasqyron ndikimin e melodive bouncy të Karaibeve në muzikën e New Orleans. Përsëritja e saj tregon traditën e thirrjes dhe lutjeve në kishat baptiste. Klarineta dhe tromboni në koordinimin e tyre, pasqyrojnë ndikimin e muzikës së marshimit, e cila ishte shumë popullore në New Orleans gjatë dhe pas Luftës Civile dhe rezultoi me krijimin e instrumenteve prej druri që mund t’i hasje në çdo cep të qytetit.

Piano e kombinuar me to, vjen nga tradita e rag e muzikës, formë kjo që drejton drejtpërdrejt xhazin dhe ndjenja e saj e humorit vjen nga tradita e parodifikimit të operës dhe operetave si dhe pjesa argëtuese shpesh intensive sa i përket ndarjes racore ndërmjet të bardhës dhe të zezës. Por,derisa artistë me ngjyrë përfshinin elemente të bardha në muzikën e tyre, bendi  Original Dixieland Jass zgjodhën të kopjonin traditat muzikore afrikano-amerikane, duke krijuar një nga hitet më të mira të muzikës xhaz të kohës.

Gjatë udhëtimit 100-vjeçar nga Livery Stable Blues e deri tek La La Land, muzika ka ndryshuar në mënyrë drastike, ndërkohë që diskutimi ka mbetur i njëjtë. Ndoshta është koha të falsim më pak dhe të fillojmë të dëgjojmë më shumë.

admin

Artikujt e tjetrë