Letërsi

Titujt që nuk duhet të humbisni këtë verë

STD1985021K085

Foto: Dennis Stock

Për të gjithë të pasionuarit e leximit, kjo është periudha më e mirë e vitit për të lexuar disa nga titujt, që i keni vënë në listën “must-read books.”

Të zgjedhësh librat e duhur për të lexuar gjatë pushimeve është një art delikat dhe kërkon më shumë kohë për të hulumtuar dhe bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshme. Një filtrim titujsh që mund të ju marr shumë kohë. Për të kaluar një verë plot aventura dhe për të kuptuar më mirë se çfarë fshihet pas shumë ngjarjeve e fenomeneve të ndryshme, ne ju propozojmë disa nga autorët dhe librat që janë cilësuar si më të mirët për të lexuar gjatë verës 2017, shumë prej tyre botime të këtij viti.

“American War” nga Omar El Akkad

Është viti 2074, dhe Lufta e Dytë Civile Amerikane ka filluar. Siç e përshkruan shkurtimisht botuesi, kjo është “një histori që ngre pikëpyetjen se çfarë mund të ndodhë nëse Amerika do t’i kthente politikat më shkatërruese dhe armët më vdekjeprurëse kundër vetvetes”. Libri i parë I kanadezit El Akkad është një imagjinatë që të mbërthen në të panjohurën e saj.

“Anything Is Possible” nga Elizabeth Strout

Fituesja e çmimit Olive Kitteridge është rikthyer me një përfundim të librit të saj “My Name Is Lucy Barton”.  Një version tashmë i të rriturve të karaktereve dhe raporti I saj me të motrën dhe familjen, janë kryefjala e këtij libri, që padyshim do të jetë në duart e atyre që e njohin punën e mëparshme të autores.

“Jane Austen, the Secret Radical” nga Helena Kelly

Nëse jeni admirues i Jane Asuten, kjo është biografia që duhet patjetër ta keni në duar. Pavarësisht se janë shkruar shumë libra të tjerë për jetën dhe veprën e autores, Helena Kelly fokusohet në çështjet atëkohë jo të popullarizuara, që Austen i kishte vënë në qendër të romaneve të saj dhe sesi ajo e transformoi pjesërisht këtë medium në një formë artistike që në e njohim dhe e duam sot.

“Rich People Problems” nga Kevin Kwan

Nëse e keni lexuar librin “Crazy Rich Asians”, atëherë nuk është e nevojshme të sqarojmë më shumë sepse është po i njëjti autor që ka publikuar librin i cili na prezanton me botën e pasanikëve dhe problemeve të tyre. Kwan na dërgon në kontinentin e Azisë duke na bërë më të njohur këtë pjesë të botës nëpërmjet karaktereve të romanit.

“The Handmaid’s Tale” nga Margaret Atwood

Në rast se nuk e keni ditur, romani i Atwood aktualisht është shndërruar në një serial televiziv, i ndjekur nga miliona njerëz. Dhe pavarësisht se nuk na pëlqejnë librat që shndërrohen në filma, këtë herë kemi bërë përjashtim, veçanërisht kur flasim për rileximin e këtij libri, i cili ka në fokus të drejtat e grave dhe rëndësinë e tyre të jashtëzakonshme.

 

admin

Artikujt e tjetrë