Letërsi

Ngritja e pseudo-intelektualëve

jeff-lect-2006tomwolfe

“Në jetojmë në një kohë, në të cilën idetë më të rëndësishme, trajtohen si artikujt e modës.“

Kështu e hapi eventin shkrimtari dhe gazetari amerikan, Tom Wolfe, kur u paraqit në podiumin e Universitetit të Bostonit në vitin 2000, për të sjellë një përmbledhje madhështore që përfshinte dhe trajtonte çështjen e: “Të jetuarit  me trimëri, empati dhe shkathtësi të tjera ekzistuese. “

Wolfe fillon duke vënë në perspektivë vlerën e pjesës më të rëndësishme të edukimit:  

“Si njëri prej atyre që u rrit në kohën e Depresionit të Madh në vitin 1930, e di se çdo fillim është një triumf familjar. Harroni paratë. Anash dashurisë, virtyteve më të shenjta dhe kohës, nuk ka dhuratë më të çmueshme, që prindërit mund tua bëjnë fëmijëve të tyre sesa edukimi. “

Wolfe argumenton në lidhje me atë që e quan; “ndriçimi i egër”, – fetishizmi i idesë, i nxitur vazhdimisht nga sfida e gjetjes së mençurisë në epokën e informacionit, gjë që na bën të gabojmë dhe të kemi përshtypje sipërfaqësore për të kuptuar thelbin.

“Jetojmë në epokën, në të cilën idetë më të rëndësishme, trajtohen si artikujt për modën dhe pikërisht për të njëjtën arsye janë të ‘stolisur’ artikujt  e modës, që të duken më të mirë dhe të ‘ndjehen’ se janë në modë.”

Wolfe vazhdon me analizimin e rolit të klasës së mesme të shoqërisë në shpërndarjen dhe shfrytëzimin e ideve:

“E vërteta është se ekziston një lidhje e përbashkët në mes të gjitha kulturave dhe të gjithë njerëzve në botë…të paktën në mes atyre që kanë arritur të jetojnë në momentin e  timonit, këpucëve dhe furçës së dhëmbëve dhe këtë lidhje të përbashkët e hasim tek klasa e mesme  e shoqërisë në mbarë botën, në çdo kontinent, komb, shoqëri, kulturë, çdo kund ku ka timon, këpucë dhe furçë dhëmbësh…të gjithë besojnë në gjëra të njëjta. Megjithatë cilat janë këto gjëra?  Paqja, rendi, edukimi, puna, iniciativa, ndërmarrësia, kreativiteti, bashkëpunimi, kujdesi për njëri-tjetrin, kujdesi për të ardhmen e fëmijëve, patriotizmi, drejtësia dhe ndershmëria.  Klasa e mesme e shoqërisë kudo që ndodhet…është forma më e lartë e evolucionit. Borgjezia mbarëbotërore bën atë që kalon sot për aristokratët – njerëz të konsumuar nga rinia , që varen nga shoqëria dhe duken si fëmijë të çekuilibruar.

Me një sy në rivalin legjendar të Virginia Woolf kundër ‘sëmundjes’ së klasës së mesme,  Wolfe vë në dukje:

“Ne shkrimtarët e kaluam tërë shekullin e 20-të duke e shkatërruar borgjezinë!… Ne në art kemi qenë bashkëpjesëmarrës në denigrimin e njerëzve më të mirë të globit. Pse? Sepse kaq shumë nga idetë më me ndikim të kohës sonë, janë produkt i një krijese të re të shekullit të 20-të, një krijesë që nuk ekzistonte deri në vitin 1898  dhe se kjo krijesë njihet si: Intelektuali.”

Wolfe sqaron se armiku i vërtetë i asimilimit të ideve substantive (thelbësore) nuk është  personi mesatarisht inteligjent , por pseudo-intelektuali, për të cilin kemi dëgjuar të gjithë: ai që e citon shumë shpesh Volterin apo ai që përdorë shumë fjalë të huaja në një fjalim të zakonshëm, kur kjo nuk është aspak e nevojshme. Ndërsa vazhdon tutje dhe bënë një  dallim të rëndësishëm:

“Duhet të kemi kujdes kur bëjmë dallimin në mes intelektualit dhe personit me arritje intelektuale. Të dy këta janë tërësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ekzistojnë persona me arritje intelektuale, që kanë njohuri për shumë çështje, kompetencat e depërtimit njerëzor dhe analizave dhe pastaj kemi intelektualët. Një intelektual është një person i ditur në një fushë të caktuar, që flet për të tjerët dhe për çështjet përkatëse të lëmisë së tij. Në fillim të shekullit të 20-të, për herë të parë një tregimtar i zakonshëm, një romancier, një shkrimtar, një poet, një dramaturg, në raste të caktuara, një kompozitor, një artist apo edhe një artist i operas, mund të arrinte një ngritje të jashtëzakonshme duke u bërë moralisht i indinjuar për disa çështje publike. Nuk iu kërkua asnjë përpjekje intelektuale. Papritmas ai u ngrit në një pozitë nga e cila mund të shihte poshtë njerëzit e zakonshëm. Në anën tjetër  kjo më befason. Nëse një dijetar i shkëlqyer, dikush që ka fituar në mënyrë të pamatshme njohuri për çështje të ndryshme, nuk do të thotë që duhet të konsiderohet patjetër si intelektual.”

Duke menduar shpesh për rolin e cinizmit në kulturën tonë – se si e përdorim hidhërimin e drejtpërdrejtë për të maskuar pasiguritë dhe cenueshmërinë tonë – e gjejmë veten duke anuar fuqishëm kah vëzhgimi  i Wolfe-s rreth përdorimit të “indinjatës morale” në diskursin publik:

“Një nga gjërat që e konsideroj reale dhe bën që t’ia vlejë për të parë të gjitha çmimet e Akademisë, të gjitha Emmy-t, të gjitha ato ceremoni çmimesh, është momenti kur shohim se si aktorët e sotëm dhe interpretuesit televizivë kanë zbuluar formulën. Nëse bëhen të largët dhe indiferentë, kjo i lartëson ata në planin e “intelektualit”. Asnjë aktivitet mendor nuk është i nevojshëm. Është një rregull, për të cilin nuk ka pasur kurrë një përjashtim;  kur një aktor apo një interpretues televiziv ngrihet në mikrofon në një nga këto ceremoni shpërblimesh  dhe shpreh indinjatë morale për diçka, ai ilustron diktimin e Marshall McLuhan se; indinjata morale është një strategji standarde për të financuar  idiotët me dinjitet.”

Wolfe u bënë thirrje të diplomuarve që ta zhvillojnë mendimin kritik, i cili është i domosdoshëm për të krijuar një mendim të saktë kur përballen më një person të tillë, të veshur me maskën  e intelektualit:

“Nuk do të takoni shumë udhëheqës tradicionalë, të cilët mund t’ju prijnë, pasi ata tani enden pafuqishëm, të mërzitur nga injoranca e paramenduar e këtij biznesi të organizmit të shekullit të 20-të- Intelektuali. Do të ju duhet të bëni gjykime vendimtare për veten tuaj, por  do të jeni ndër të paktët që mund ta bëni këtë gjë.”

admin

Artikujt e tjetrë