Gruaja

Pse Melania nuk është Jackie Kennedy!

012417-News-National-Melania-Trump-Sad-Inauguration

Harrojeni veshjen e saj gjatë  inaugurimit, përqendrohuni më shumë tek fjalët që ajo shqiptoi në 1999: Nëse do të shkoja në Shtëpinë e Bardhë do të bëhesha një Zonjë e Parë tradicionale si zonja Kennedy”, por zbulojeni me ne përse ajo nuk mundet të aspirojë të bëhet as si  kopje e saj më e shëmtuar.

Përktheu: Elisa Nikolla

A mund të ekzistojë një Jackie Kennedy në këtë epokë?! Nëse çdo ngërdheshje e juaja kthehet në foto virale, apo çdo pozicion i buzëve etiketohet nga rrjetet sociale, nëse çdo buzëqeshje e dyshimtë analizohet deri në rraskapitje nga YouTube, a mund të quheni ju atëherë një ikonë e përsosmërisë? Modeli tipik i të gjitha Zonjave të Para, i të gjitha zonjave nga familje me emër, i të gjitha atyre që aspirojnë të jenë  pa të meta pavarësisht faktit që jeta mund t’i vë para sfidave ta saj aspak të lehta, të tipit: të qëndruarit ulur pranë burrit tuaj, të transmetuara në mbarë botën, kur ndonjë i irriton tej mase?

Më falni në qoftë se vij në përfundime pa arsyetim paraprak, por mua më duket se konkluzioni nganjëherë është edhe premisë e domosdoshme: cili është imazhi më i bujshëm i Jacqueline Bouvier Kennedy Onassis? Patjetër që nuk është zgjedhja presidenciale e bashkëshortit John, me pallton ngjyrë pastel ku sipas vëzhguesve më amatorë Melanie e kishte kopjuar atë në zgjedhjen presidenciale të bashkëshortit te saj Donald Trump. Nuk është as atëherë kur, në funeralin e John-it, ajo qëndron pranë birit të saj tre vjeçar tek  përshëndet me arkivolin e babait të tij. As atëherë, e zhveshur, tek merr rreze në ishullin në pronësi të Aristotle Onassis, burrit të saj të dytë. Ajo nuk është ndonjë nga ato, në Capri apo në vendpushimet e tjera, që ka bërë  një brez të tërë femrash të mendojnë që ekzistonte një farë konsolidimi (për t’u patur zili) që të lejonte të visheshe mirë edhe kur kishte çdo arsye të mundshme ndjeheshe e pakënaqur. Imazhi më i famshëm i Jacqueline-s nuk  është edhe aq elegant: zvarritje, ikje nga plumbat, apo përpjekjet për të kapur pjesë të trurit të John-it, mbi kofanon e makinës pak çaste pas sulmit.

1b7e6b1c5e7c356e7d9921aa3edfc58b

Mendoni sot, ato pamje televizive. Mendoni për shpejtësinë me të cilën u shtrembërua, copëtua, u tall, u bë katrahurë, e përdorur në kombinime me aq ligësi dhe përpjekjet si objekt shakaje, e ekspozuar ndaj kësaj audioje aq pak harmonike dhe muzikës po aq të pa përshtatshme. Mendoni Jacqueline-n, me kostumin rozë të përlyer me njolla gjaku, në kohen e  ironisë se pashmangshme. Sigurisht, që nuk mund të ekzistojë me një tjetër Jackie.

admin

Artikujt e tjetrë