Letërsi

Reflektimi ndërkulturor, domosdoshmëri e shoqërisë

IMG_0914

Nga Shadan Ramadani 

 Gjatë viteve të e fundit kërkohet nga nxënësit dhe nxitet gjithnjë e më shumë kompetenca ndërkulturore. Që nga ’90-tat e shekullit 20-të janë gjithnjë e më të shumta hulumtimet shkencore, të cilat kanë të bëjnë me ndërkulturalitetin. Kam përshtypjen se euforia fillestare e komunikimit ndërkulturor gjegjësisht nxënies ndërkulturore ka rënë. Përqasjet kritike kanë vënë në pikëpyetje konceptet bazë të të mësuarit ndërkulturor, ndër tjerash “e imja” dhe “e huaja”.  Përderisa në vitet e para të pasluftës së Dytë Botërore imazhet e huaja, stereotipet dhe paragjykimet konsideroheshin si faktorë shqetësues, tashmë janë bërë objekt i mësimdhënies. Që nga vitet e 70-ta diskutohet intensivisht problemi i marrëdhënieve ndërmjet kulturës sonë dhe të huajës.  Megjithatë mësimdhënia e gjuhës së huaj si një burim i stereotipizimit është hulumtuar shumë pak. Gjithashtu deri më tani nuk është analizuar tërësisht ndikimi i stereotipave, imazheve të huaja dhe paragjykimeve në procesin mësimor si dhe në praktikën e mësimdhënies. Në kërkimet e së huajës stereotipet përcaktohen zakonisht si përgjithësime jo kritike. Kështu Bausinger-i  dhe Kaikkonen-i  i ndajnë në autostereotipe dhe heterostereotipe. Roli i stereotipeve në mësimdhënien e gjuhës së huaj është një pyetje kërkimore shumë interesante, e cila çon në përgjigje si nga pikëpamja e kritikuesve po ashtu edhe nga pikëpamja e përfaqësuesve të mësimdhënies ndërkulturore. Me siguri se nuk mund të ketë një imazh të një vendi, i cili do ishte krejtësisht objektiv dhe real. Sipas kritikuesve të përqasjes ndërkulturore mbrapa imazheve subjektive dhe stereotipe s’ka një vend (shtet) objektiv dhe real.

Sjelljet, veprimet dhe kushtet kulturore janë shpesh shumë më heret të përceptuara dhe krahasuara me auto dhe heterostereotipat. Me stereotipizimin mund të krijohen përfaqësime të reduktuara ndaj të tjerëve, të cilat në kompleksitetin e tyre përcillen në formë të qartë dhe narrative.

Megjithatë nuk duhet harruar, se qëllim kryesor i gjermanistikës për vendet e huaja duhet të jetë përgatitja dhe trajnimi nga ekspertë të fushës së kulturës gjermanishtfolëse. Kjo mund të justifikohet nga fakti se në publik shpesh flitet për globalizimin dhe identitetin evropian. Kohëve të fundit ashtu si edhe më parë ekzistojnë strukturat kombëtare në publik dhe në media edhe atë jo për shkak të gjuhës. Që do të thotë se mungesa e identitetit evropian është  lidhur ngushtë me mungesën publike evropian. Përpjekjet për të tejkaluar kufijtë kombëtar në mësimdhënien e gjuhës së huaj prekin kuptimin e qytetërimit si përfaqësim të veçantive kombëtare. Si për shembull Altmayer sugjeron një model, i cili bazohet në katër kategori kryesore: “hapësirë”, “kohë”, “identitet” dhe “orientim vlerash”.

Qytetërimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj mund të marrë funksionin e  udhërrëfyesit  dhe të shpalos perspektiva të reja. Mësimdhënia ndërkulturore ofron një situatë të vlefshme me anë të qytetërimit, në mënyrë të tillë që të inkurajë aftësitë e nxënësve rreth krahasimit kulturor.

admin

Artikujt e tjetrë