Lifestyle

Të grimosh me pasion

sara

E nisi si një pasion fëmijërie, impulse që ka çdo vajzë e vogël kur shikon sesi grimohen më të mëdhenjtë dhe sot ajo është një nga grimeret e njohura të Prishtinës, Saranda Ismaili, vajza e sallonit të bukurisë “Angel”, e cila vendos “nënshkrimin” e saj në fytyrat e shumë vajzave e grave të tjera. “Në fakt si vajze e dytë në familjen time, isha gjithmonë kureshtare të hulumtoja produktet e grimit apo make up të nënës dhe motrës sime më të madhe. Ndërsa fillona t’i merrja fshehtas tyre duke luajtur si 7 vjeçare për të vazhduar te shoqet e mia, te të cilat bëja eksperimentet e mia të para. Nga kjo moshë të gjithë në familje kuptuan dëshirën dhe prirjen time si grimere për të ardhmen. Unë nuk isha e vetëdijshme ende, që në botën time po krijohej dëshira për artin dhe të bukurën”- tregon Saranda. Sot ajo është një nga grimeret kryesore në sallonin “Angel”, aty edhe ku filloi si një nxënëse këtë profesion. “Fillimisht kam startuar si një nxënëse e make-upit në studion ANGEL që kur isha 17 vjeçare. Njëkohësisht nisa edhe studimet e mia në Fakultetin Ekonomik. Kështu për një kohë të shkurtër arrita të përvetësoja teknikat profesionale të grimit. Puna e pa lodhshme dhe vullneti im për make up ishin shtytëset kryesore dhe përcaktuese për karrierën time.”- thotë ajo. Këtë e dëshmon edhe vazhdimi dhe studimet e mëtejshme që Saranda vendosi të ndiqte në Paris, ku përfundoi Akademinë Make Up Forever dhe arriti të certifikohej si make up artiste profesionale. Kur e sheh Sarandën duke grimuar e kupton se ajo arrin të gërshetoj artin dhe profesionalizmin, pasionin dhe përkushtimin për një grim që të lë pa fjalë. “Një profesion që lind në shpirt dhe kultivohet me vite, asnjëherë nuk paraqet vështirësi në jetë. Për mua personalisht është kënaqësi kur arrij t’i bëj femrat e lumtura me dukjen e tyre. E di që perfeksionizmi në art nuk ka limit. Prandaj edhe ne make up është e vështire të përkufizohet perfeksionizmi. Shumë llojshmëria e ngjyrave, definimi i pikave kryesore në fytyre dhe vënia e tyre në pah është syri kritik i një artisti.-“ shprehet Saranda.  Ndërsa këshillon për tendencat në pranverë 2017, ngjyra sa më natyrale, në mënyrë që fytyra të duket sa më e pastër dhe e freskët, sic është edhe vet stina. Trendi i këtij sezoni do të jenë kryesisht hijet e syve pastel dhe buzë më të theksuara po duke mos ekzagjeruar as me ngjyrat e buzëve.

admin

Artikujt e tjetrë