Kulturë

Rrobaqepësia e lirisë

Një vilë e konfiskuar në Castel Volturno, provincë në Itali, u bë “Shtëpia e Lizës.” Një rrobaqepësi sociale ku vajzat emigrante nigeriane rizbuluan se çfarë do të thotë liri përmes punës. Ato realizojnë veshje shumëngjyrëshe falë materialeve dhe fijeve që vijnë nga Afrika.

175e3a16-69c3-45d8-bcf4-0a9616ad8a33_xl_p

 

Portokalli, e gjelbër, blu e errët. Pambuk dhe lino. Gjethet i qepin në stof. Lënda e parë vjen nga Bregu i Fildishtë  Senegali, Nigeria, Tanzania e Kenia mbërrijnë në Itali, modelohen në duart e vajzave nigeriane që punojnë në rrobaqepësinë sociale. Një vend i cili u krijua për të nderuar Jerry Essan Masslo, një emigrant, punëtor krahu, i cili u vra pikërisht në këtë vend se mbronte pagën e punëtorëve. Një vrasje që irritoi opinionin publik, episode i cili ndikoi që emigrantët të kishin kujdes shëndetësor si dhe të integroheshin në vendet e punës. Në vitin 2010 ky vend mori emrin “Shtëpia e Lizës, që u bë edhe inicatore për të hapur rrobaqepësi sociale, të cilat do të ndihmon gratë emigrante të integroheshin dhe të bëheshin të pavarura ekonomikisht. Gratë që punojnë në këtë rrobaqepësi kanë mbi shpatulla histori të trishtuara, kanë ikur nga lufta, uria, ato mbërritën në Itali me anije, në të shumtën e rasteve janë viktima të trafikimit dhe përdhunimeve.  Ndërsa sot në këto rrobaqepësi ato vajza me materialet që vijnë nga vendi i tyre qepin dhe ridizajnojnë mbi trupin e grave edhe lirinë e tyre. Nëpërmjet kësaj pune ato u bënë të lira. Të gjitha veshjet e tyre sot mund të blihen në internet. Kjo përzierje e pëlhurave të Afrikës dhe modës italiane ka lindur me një qëllim të qartë: për të treguar se imigracioni është një burim, një energji e re. Nuk duhet të kemi frikë. Në të vërtetë, nganjëherë kjo është ajo që na ndihmon për të theksuar bukurinë tonë.

admin

Artikujt e tjetrë