Lifestyle

Nuancat e vitit për flokët tuaj

-

Ngjyra e bakrit do të jetë ngjyra e vitit për flokët. Nuk ka asnjë dyshim: ngjyra më në modë për 2017-të do të jetë ndryshe ngjyra e kungullit. Do të jenë të gjitha nuancat e mundshme të saj, duke nisur nga portokalli, bakri intensiv etj. Vajza dhe gra nëse kjo ngjyrë ju rri bukur me tenin e fytyrës suaj mos hezitoni ta realizoni këtë vit. Sepse flokët tuaj do të duken si perëndim dielli, të butë dhe shumë natyral. Për ta arritur ngjyrën ideale duhet të bëni një përzierje të disa ngjyrave, bakrit, ngjyrës së kuqe dhe mjaltit, ky kombinim jep një efekt të jashtëzakonshëm. Por për t’i dhënë kësaj ngjyre një përafrim sa më të madh me lëkurën tuaj, duhet që flokët në skaje t’i lyeni me një hije sa më të përafërt me vetullën ose ngjyrën tuaj natyrale.  Pavarësisht se çfarë hije do ti jepni flokut tuaj ajo që është e rëndësishme është se edhe në muajt të akullt ju do të shndrisni. Gjithashtu këtë vit nuk duhet të humbisni edhe shkurtimet e flokëve, të cilat janë shumë trend.

long-red-thick-straight-hair-2

admin

Artikujt e tjetrë