Lifestyle

Në gjuhën e luleve

20376028_1835577546759519_418710012438953717_n

Say it with Flowers një oazë e bukur në qendër të kryeqytetit, është këndi më i veçantë, i cili na ofron të gjitha llojet e luleve dhe buqetave unike të punuara me shumë dashuri nga Safete, Fera dhe Ardita Janova. Mënyra e jetesës shpesh herë na privon nga kënaqësitë që na dhuron natyra duke na bërë kështu që të lëmë paksa mënjanë elementet më të bukura siç janë llojet e ndryshme të luleve dhe mënyrave sesi t’i kemi ato në shtëpi, por në një lulishte si Say it with flowers mund t’i japim ngjyrë më shumë jetës sonë. “Tashmë u bënë 17 vjet përvojë pune me lulet ndërsa prej 7 vitesh kemi dyqanin tonë në Prishtinë. Lulet si familje i kemi pasur pasion, gjithmonë shtëpia jonë ka qenë në çdo stinë e zbukuruar nga lulet ndërsa një ditë ne të tre motrat vendosëm të hapnim dyqanin tonë, dhe pse jo, këtë pasion ta ndanim me të tjerët.”- shprehet Safete Janova. Say it with flowers është bërë një adresë kryesore për të gjithë ata që i dashurojnë lulet, por edhe për dhurata të ndryshme, një dhuratë që nuk ka stinë në çdo kohë është dhurata ideale. “Në dyqanin tonë do të keni një përzgjedhje të madhe të luleve, dhurata ideale për këdo. Ngjyrat, aromat, profesionalizëm, e bëjnë Say it with flowers një vend ideal për ata që ndajnë pasionin tonë, apo thjesht për ata që duan të sjellin pak ngjyra në jetën e tyre. Pasioni dhe profesionalizmi ynë do ta bëjë ceremoninë tuaj magjike dhe unike.”- thotë Safetja, e cila tashmë iu ofron klientëve të saj gjithë profesionalizëm dhe pasion shërbimet si aranzhime të ikebanave, buqeta të ndryshme, dekorimin e veturave për dasma, dekorimin e dhuratave, punimin e kurorave etj. 20430014_1835577576759516_8699780940465380140_n

20376028_1835577546759519_418710012438953717_n

20464561_459657884405210_2128086772_n

admin

Artikujt e tjetrë