Lifestyle

Në dashuri me të vjetrën

Painting-Old-Furniture-Shabby-Chic-Ideas

Arredimi shabby charme përbënë pjesën më romantike dhe femërore të stilit klasik në shtëpinë e secilit prej nesh. Një frymëzim që mund të rikrijohet shumë lehtë brenda mureve të shtëpisë duke zgjedhur aksesorët e duhur. Për shembull, dy libra të vjetër, që i keni në bibliotekën e shtëpisë suaj prej dekadash, ato i lidh me një fjongo duke zbukuruar  me disa lule të thara,  janë perfekte për krijimin e një dekori shabby charme në një qoshe  të bibliotekës suaj. Karakteristika themelore e këtij arredimi në shtëpi është gjithmonë dashuria për “të vjetrën”, por e natyrshme dhe disi e vjetërsuar, me të gjitha veçoritë dhe të metat e saj, e cila është shoqëruar me një shije të fortë elegance dhe romanticizmi. Ndoshta e tepruar dhe jo shumë i adaptueshëm për të gjithë në shtëpi, ama ky është një stil i përsosur për të arreduar dhoma më intime në shtëpi të tilla si banjo dhe dhoma gjumi, ose për të karakterizuar qoshet e vogla e shtëpisë.

admin

Artikujt e tjetrë