Kulturë

Dreka në rrokaqiej, historia pas fotos së famshme

Për 80 vjet, 11 hekurpunues në fotografinë e famshme kanë mbetur të panjohur derisa dy prej tyre identifikuan veten.

 

Më 20 shtator 1932, në rrokaqiejt e Rrugës 41 në Manhatan, 11 hekurpunues u bënë pjesë e një publiciteti tepër të guximshëm. Burrat ishin mësuar të ecin përgjatë trarëve të ndërtimit të RCA (tani quhet ndërtesa GE) që ishte ndërtuar në Rockefeller Center. Në këtë ditë të veçantë, fotografi, I cili kishte projektin për të fotografuar në objekte të larta iu kërkoi të fotografoheshin për të, disa prej tyre I thanë që do të luanin futboll, disa të tjerë u shtirën sikur do të merrnin një sy gjumë. Por, më të famshmit, në orën 11 hanin drekë në një rreze çeliku, këmbët e të cilëve rrini varur mbi rrugët e qytetit. Sot ju jeni dëshmitar të parodive të shumta që bëhen me personalitetet që zëvendësojë këta hekurpunues. Portreti i tyre është bërë një ikonë e fotografisë amerikane të shekullit të 20.

Por sa dihet rreth asaj fotografie

Për regjisorin irlandez Seán Ó Cualáin, misteri që rrethon fotografi përbënë edhe një pjesë të madhe e apelit të tij. “Ka kaq shumë të panjohura”, thotë ai. Kush ishte fotografi? Dhe kush janë ata? “Ata mund të jenë askushkui”, thotë Ó Cualáin. “Ne të gjithë mund të vendosim vetveten në këtë vend. Për këtë arsye mendoj se kjo fotografi është një vepër e vërtetë.” Ó Cualáin nuk kishte në plan të tregonte historinë e fotografisë, por ishte pikërisht kjo ajo që ai ka bërë në dokumentarin e tij të fundit, “Burrat në drekë”, filmi i cili debutoi vitin e shkuar në  Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto . “Ishte një incident i lumtur”, thotë Ó Cualáin. Ai dhe vëllai i tij, Eamonn, producenti i filmit, ishin në një pub në Galway, kur ata vënë re një kopje të fotografisë varur në një qoshe. Përveç fotografisë ishte një shënim nga i biri i një emigranti lokal i cili ishte larguar nga Irlanda për në Nju Jork në vitin 1920: “Ky është babai im dhe në të majtën e tij është xhaxhai im.” Ata i kërkuan baristit shpjegime për shënimin, dhe “si të gjithë baristët e mirë irlandez,” thotë Ó Cualáin, i vendosi në kontakt me Pat Glynn, të Bostonit, që e kishte shkruar atë, që atë natë. Kurioziteti i filmëbërësve i çoi në një udhëtim te të afërmit e supozuar të disa njerëzve në atë fotografi. Në proces, vëllezërit Ó Cualáin konfirmuan se fotografia është e vërtetë, dhe jo një mashtrim, siç është spekuluar.

admin

Artikujt e tjetrë