Shëndet

Superflokë me superfruta

A-Love-Letter-To-Long-Hair

Arra kokos, avokado, shegë, manaferra. Dietat moderne gjithnjë e më shumë po përmbajnë përbërës natyror, të cilat po konsiderohen  “super” për cilësitë e tyre ushqyese për ata që kanë mangësi të vitaminave, nuk e teprojnë me kalori. Fruta ekzotike, dobitë e të cilave janë të njohura mirë kanë gjithmonë vendin e tyre në këto dieta. Shumë fruta ekzotike janë përbërësit kryesor jo vetëm për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur, por edhe për të pasur flokë të tillë. Ka shumë gra sot që zgjedhin të përgatisin  maska në shtëpi dhe produkte bukurie pikërisht me këto fruta natyrale për të marrë maksimumin e këtyre përbërësve.

Çdo flokë ka frytin e vet

Nëse keni flokë të thatë dhe të dëmtuar atëherë përdorni gjalpin natyral,  disa e dinë se manaferrat Acai, të pasura me omega 3, omega 6, omega 9, vitamina dhe zink, përmirësojnë shëndetin jo vetëm të rrënjët e flokëve, e cila bëhet me shkëlqim, por edhe të kokës. Kjo ndodh në sajë të pranisë së zinkut, mineralit që forcon rrënjë e flokut. Si dhe ekstrakti i shegës, të pasur me proteina dhe acide frutash, që lufton zbokthin dhe jep shkëlqim në flokë. Antioksidant gjenden edhe te avokado, cilësitë e së cilës janë tashmë të njohura për rritjen e flokut, gjithashtu vaji i avokados i pasuron flokët me vitamina.

Përbërësit super të fuqishme që mund të lejojnë çdo grua të ketë “superflokë”.

admin

Artikujt e tjetrë