Lifestyle

Nusja mesdhetare

inspiracion_boda_mediterranea_editorial_novias_vestidos_224672458_1500x2000 (1)

Të gjithë sytë nga dizajnerja Isabel Zapardiez sa i përket tendencave të fustaneve të nusërisë për vitin 2017, ka vetëm dy fjalë: traditë dhe modernizim.

Tashmë ajo është një nga dizjaneret më të famshme, katalansja Isabel Zapardiez prezantoi në kryeqytetin e modës, Barcelonë, një nuse mesdhetare. Një spektakël i vërtetë, i cili ishte një përzierje mes frymëzimit nga tradita dhe trendeve bashkëkohore. E titulloi thjeshtë “Hija e Venusit”.  Dhe nuk ka asgjë që mund t’i rezistosh këtij koleksioni të jashtëzakonshëm. Në fakt, ajo çfarë e bën të veçantë është pikërisht kthimi te rrënjët e saj, duke e bërë veshjen tradicionale pararojë të trendeve aktuale. Një nuse mesdhetare, e thjeshtë, minimaliste, me dantella dhe detaje që i përkasin vetëm asaj. Sa i përket materialeve është pëlhura klasike, por e realizuar nga teknologjia e re duke kombinuar idenë e dizjaneres.  “Hija e Venusit”, ishte titulli i zgjedhur për krijimet e saj, dhe për të cilën ajo thotë se është si një fenomen astronomik, në të cilin dizajnerët kanë fuqinë për të dhënë armët e nevojshme për t’i bërë të tjerët të ndjehen mirë, madje edhe në ditën e tyre më të madhe. Koleksioni është më kozmopolit, plotë reflekse dhe detaje të jashtëzakonshme.  Fustane nusërie ku butësia dhe ëmbëlsia e ndjenjave është e pranishme, të zgjeruara me kontrast të pëlhurave, puplave në lëvizjes dhe frymëzimin nga natyra që mbizotëron kudo.

inspiracion_boda_mediterranea_editorial_novias_vestidos_885132313_2250x1500

inspiracion_boda_mediterranea_editorial_novias_vestidos_938476004_1500x2250

admin

Artikujt e tjetrë