Lifestyle

3 rregullat e shenjta të Hepburn, Kelly e Jackie

grave kelly 8

Udhëheqëset kult të modës, kombinime të përjetshme dhe shije të rafinuar… Audrey Hepburn, Grace Kelly dhe Jackie Kennedy kanë qenë dhe gjithmonë do të konsiderohen si gratë më me stil të të gjitha kohërave.

Por në qoftë se ekziston ajo çfarë e quajmë magji, që i ka transformuar zgjedhjet e tyre të stilit në një manifest të pastër të hijeshisë dhe elegancës, ato vazhdojnë të shihen nga publiku i gjerë si gra shumë të ndryshme, tri jetë të palidhura, por të njohura dhe një kurrikulum me artikuj e produkte të menaxhuara shumë mirë, sepse ato ishin krejtësisht në përputhje me tri “rregullat e shenjta”:

Zgjidhni materiale klasike –  Për Jackie-n ishin syzet e diellit, për Grace Kelly-n çantat (deri më sot investimi më i mirë në treg), për Audrey Hepburn veshjet minimaliste të zeza nga Givenchy. Për këto gjëra kult të tyre ka një mjeshtëri që i referohet edhe aksesorëve.

BRG2002082160026

Zgjidhni veshje të thjeshta, por hyjnore – Për Jackie Kennedy ishte “thjeshtë” një kostum rozë Chanel që bëri histori. Për Grace bluza të lirshme pambuku kombinuar me funde me bel të gjatë apo pantollona. Dhe Audrey Hepburn; ishte një fustan i thjeshtë i zi me jakë dhe një palë balerina si këpucë.  Të gjitha pjesët duken shumë klasike, pothuajse të parëndësishme, por krahasohen në mënyrë hyjnore. Të tri gratë në këtë ishin kampione të vërteta.

65256a6267292ec0f2e70d06e26449db

Zgjidhni rroba që nxjerrin në pah siluetën – Audrey Hepburn, Grace Kelly dhe Jackie Kennedy dinin se si të visheshin, sepse ato ishin të vetëdijshme për trupin e tyre. Grace Kelly, për shembull, vishte rroba që i tregonin  belin e saj dhe format elegante, ndërsa Jackie vuri në dukje fundet e shtrënguara, që shënjonin format e saj duke i dhënë një përmbajtje të përsosur. Pastaj ishte Audrey Hepburn, e dobëta e institucionalizuara, e cila ka deklaruar gjithmonë në Hollivud që ka një siluetë të tillë të dobët, jo sepse donte, por për shkak të një të kaluare (që ka jetuar nën nazizmin në Evropë) dhe se ai kishte ndryshuar natyrshëm metabolizmin e saj.  Ajo ishte bon-ton i Hollivudit në një periudhë historike në të cilën format dominonin botën. Por ato të tria ishin ndryshe, për këtë arsye mbeten tre ikona të modës.

admin

Artikujt e tjetrë