Lifestyle

Rikthim në modën e vjetër

20258067_1949218135357323_6917497546803305737_n

Dyqanet e llojit Second Hand, tashmë janë një trend në vendet evropiane, një mundësi e mirë për t’i “rikthyer në jetë”  veshjet dhe objektet e vjetra, gjithnjë duke pasur parasysh kursimin e buxhetit tuaj. Çfarë i bën të veçantë këto dyqane janë veshjet unike, cilësia shumë e lartë dhe çmimet konkuruese. “Ideja e një dyqani të dorës së dytë është gjithashtu një eko-aksion dhe një mënyrë e mirë për të kursyer. Dhe nëse po kërkoni që të bëni ndryshime, kjo është një nga alternativat e duhura me shpenzim minimal, sepse shoqëria jonë është e shtyrë nga konsumizmi, prandaj një nga mënyrat më të mira për të përfituar buxheti juaj, për të mbrojtur mjedisin dhe për produkte unike, është të bëni shopping në një vend si Second Hand & Vintage.”- shprehet Greta Guci, menaxhere e dyqanit Second Hand & Vintage, i cili sapo është hapur dhe ndodhet në kryeqytet. Të krijosh një stil dhe identitet edhe në këtë aspekt “Second hand & vintage” përbënë adresën e duhur. Dyqane të tilla rikthejnë vëmendjen edhe te mbrojtja e ambientit dhe sipas studimeve të ndryshme, riciklimi, rishitja dhe riblerja e veshjeve apo objekteve të përdorura ulë ndjeshëm ndotjen e ambientit. Për më shumë informacione rreth këtij këndi të veçantë të veshjeve mund të klikoni në faqen e Facebook-t.  https://www.facebook.com/Second-Hand-Vintage-1916148018664335/

18582358_1916160485329755_5328305883937986706_n

20292763_1947851168827353_9044585203722659610_n

20245448_1949280332017770_4037849392185623953_n

20258178_1948140828798387_8241622449682315214_n

admin

Artikujt e tjetrë