Kulturë

Regjisoret më të njohura në historinë e filmit

Është shkruar dhe diskutuar shumë për çështjen e diskriminimit gjinor, duke përfshirë këtu edhe për gratë regjisore, veçanërisht në Hollivud. Në muajin maj të këtij viti, Amerikan Civil Liberties Union, i kërkoi Komisionit të Mundësive të Barabarta të Punësimit në SHBA dhe disa agjencive të tjera për të hetuar praktikat e punësimit të Hollivudit në mënyrë që të dëshmohet diskriminimi gjinor.

Vetëm 1.9% e regjisorëve të filmave me të ardhura më të larta të fitimit për vitin 2013 dhe 2014 ishin gra dhe numri i regjisoreve u rrit vetëm për 4.6% vitin e kaluar, me pikun e fundit që ishte ende një përqindje mjaftë e ulët  8.1%  në vitin 2010.

Këto statistika janë konsideruar mjaftë dëshpëruese pasi që nuk është se mungojnë regjisoret  e talentuara, por një mundësi e tillë u është ofruar shumë më pak grave regjisore.

Duke lënë pas emrat si Lynne Ramsay, Liv Ullmann, Barbara Loden, Catherine Breillat, Maren Ade (e cila ka bërë vetëm 2 filma deri më tani, të dy me të vërtetë të shkëlqyer), Andrea Arnold, Mira Nair, Clio Barnard, Joanna Hogg, Jessica Hausner, Naomi Kawase (një film i Kanës, puna e së cilës është pothuajse e pamundur të gjendet në gjuhën angleze) dhe Maya Deren, por pasi që kjo është një listë pak më e specifikuar,  duhet të kemi  parasysh faktorët dhe rregullat në bazë të të cilave është përpiluar si për shembull; rëndësia e përgjithshme në historinë e kinemasë, një ekip  stabil pune dhe cilësi të posaçme që i bëjnë ato të dallohen kur krahasohen me regjisorët e tjerë.

Sjellim disa nga regjisoret më të njohura në historinë e kinematografisë.

Leni Riefenstahl

Riefenstahl kishte pranuar kërkesën e Hitlert për të bërë një film në lidhje me tubimin e Partisë Naziste të vitit 1934 në Nuremberg, gjë që rezultoi në “Triumfin e Vullnetit”, një triumf në artin e filmave, pavarësisht nga përmbajtja dhe mënyra se si përdoret si propagandë. Ajo krijoi edhe më shumë terren të ri me “Olimpiadën”, rreth Olimpiadës Verore të vitit 1936 e cila ishte planifikuar të mbahej në Berlin.

Lina Wertmuller

Lina Wertmuller

Shkrimtarja dhe regjisorja italiane, ishte gruaja e parë e nominuar për regjisoren më të mirë në çmimet Oscar për filmin e saj “Seven Beauties”. Pa dyshim, titulli më i famshëm në veprën e saj është “Swept Away”, falë riprodhimit të Guy Ritchie me Madonen.

Agnes Varda

Një mbretërim i jo vetëm valës së re franceze, por edhe kinemasë moderne franceze, Agnes Varda ka pasur një jetë dhe karrierë të gjatë dhe dinamike në filma. E martuar me legjendën franceze Jacques Demy (regjisor i Umbrellas Cherbourg, në mesin e shumë klasikëve të tjerë), karriera e filmave  të Vardas, në fakt parashikon valën… për pesë vite me radhë me filmin e saj debutues “La Pointe Courte”, i cili përmban shumë elemente, që sot shumë njerëz e asociojnë me atë lëvizje.

Kelly Reichardt

Kur Kelly Reichardt u shfaq për herë të parë në vitin 1994 me filmin e saj debutues “River Of Grass”, pak kishin menduar se ajo do të vazhdonte të bënte filma të tillë të shquar, pasi historia e saj rreth dy kriminelëve të zjarrtë në arrati, tingëllon njësoj si çdo tregim tjetër i infektuar nga krimi. Por sot mund të shohim farën që u mboll më herët për të sjellë aventurën  e ardhshme në filmin minimalist, pasi është film kriminal pa krim, ashtu si “Old Joy”, një film buddy pa miqtë e vërtetë ashtu si Wendy dhe Lucy në një film rrugor, por pa makinën e punës.

Vera Chytilova

Vera Chytilova

Një nga pionieret e valës së re të Çekisë, botës i është dashur paska të presë që më në fund të njoftohet me madhështinë e saj, e cila ka vonuar për shkak të pamundësisë së punës  në edicionet e videove të realizuara në gjuhën angleze. Deri kohët e fundit, ajo ishte njohur për filmin Daisies, një eksperiment i guximshëm dhe i kufizuar në filmin narrativ të avangardës që fillimisht ishte ndaluar nga Qeveria çeke, por pavarësisht kësaj arriti të fitonte Grand Prix në Festivalin e Filmit Bergamo në Itali.

Sofia Coppola

Deri tani ka realizuar 5 filma dhe është e qartë se filmat e saj ndryshojnë shumë nga babai i saj, duke favorizuar humorin dhe stilin mbi shtegun e kaluar të filmit narrativ klasik, veçanërisht siç dëshmohet nga Lost In Translation dhe tek The Bling Ring, Sofia Coppola është bërë një emër unik në historinë e kinemasë, siç dëshmohet nga gatishmëria e festivaleve të mëdha si Kana (që e vunë Marie Antoinette në konkurrencë) dhe ajo e Venedikut (i cili i dha Luanin e Artë). Mos të harrojmë faktin se ajo është njëra prej  vetëm katër grave që deri tani janë nominuar në kategorinë Best Director (regjisorja më e mirë) në gjithë historinë e Oscarëve.

admin

Artikujt e tjetrë