Ekonomi

Kompani botërore me përkushtim lokal

Të qenët pjesë e botës së biznesit është sfidë në vete, mirëpo të punosh për një kompani botërore ndërkombëtare fjala ‘sfidë’ gjen një domethënie tjetër. Albena Pllana është pjesëtarja më e re e Coca-Cola HBC në Kosovë dhe rrugëtimi i saj i suksesshëm filloi vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë duke jetuar në Kosovë, ajo udhëheq sektorin  e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin. Veprimet e Albenës dhe të ekipit të saj sjellin vlerat globale në kontekstin lokal.

Pasi kreu arsimimin në Shtete e Bashkuara ku dhe punoi në botën e korporatave, bankave dhe financave mbi më shumë se një dekadë, Albena u rikthye në Kosovë në vitin 2015. Mirëpo, përse vendosi ajo të lë prapa Amerikën dhe zhvendosë gjithçka për tu kthyer në vend?

“E vërteta qëndron se unë asnjëherë nuk shkova me idenë që të mos kthehesha. Qëllimi ishte që të shkoja në Kaliforni për të marrë një edukim ndërkombëtar me një plan afatgjatë në mendje, ku në fund do të kthehesha në Kosovë si një femër me eksperience në biznes. Si rezultat, unë studiova Menaxhim Biznesi dhe vite më vonë fillova të punoj në sektorin bankar, udhëtim ky që do të sillte shumë suksese në vitet pasardhëse. U ktheva në Kosovë për shkak të ngrohtësisë shpirtërore dhe lidhjes emocionale që kam me vendin dhe familjen.”

Sa kohë ka që Coca-Cola HBC vepron në Kosovë dhe cili është plani juaj i filantropisë dhe përgjegjësisë korporatave ndaj shoqërisë?

 “Coca-Cola HBC është njëra nga mbushësit më të mëdhenj të produkteve të kompanisë Coca-Cola si dhe ka prodhuar dhe shpërndarë  pije të cilësisë më të lartë që nga viti 1981. Coca-Cola HBC vepron në 28 shtete dhe 3 kontinente. Në Kosovë, Coca-Cola HBC ka qenë prezente që nga viti 2003. Unë jam me fat që punoj për një kompani e cila njihet për përgjegjësinë e saj ndaj shoqërisë, siç dëshmon edhe çmimi prestigjioz ku Coca-Cola HBC zgjidhet për të tretin vit me radhë si kompani lidere e industrisë globale të pijeve në Indeksin e Qëndrueshmërisë së Dow Jones (IQDJ), që fokusohet t’i kontribuojë komunitetit ku vepron përmes përgjegjësisë shoqërore, si dhe të punoj me njerëz që janë personalisht të përkushtuar dhe motivuar që të ndihmojnë të tjerët. Ne kemi një strategji të qartë të përgjegjësisë korporatave ndaj shoqërisë jo vetëm në nivel botëror por edhe në atë lokal. Kompania ka investuar me shume se 2% e fitimit të saj të para tatimit – në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit, duke u përqendruar në 3 fusha kryesore: , komunitetin, kujdesin ndaj ujit dhe mjedisit si dhe zhvillimin e të rinjve, në partneritet me më shumë se 230 OJQ. Në këto linja, disa nga projektet tona më atraktive dhe me më së shumti impakt janë projekti për Fuqizimin e Rinisë, si dhe ndërtimi i Fitnesit të Hapur në Parkun e Gërmisë.”

Pjesë e rëndësishme e punës suaj është të identifikoni vlerat e kompanisë Coca-Cola HBC dhe se si ato mund të kontribuojnë në komunitetin e Kosovës. Si i vlerësoni ju këto fusha të intervenimit që sjellin vlerat globale në nivelin lokal?

 “Nuk është punë e lehtë. Vet fakti që kam jetuar një kohë të gjatë në Amerikë ka ndikuar që të jem paksa e shkëputur nga rrjeti i njerëzve këtu, kompanitë dhe organizatat. Mirëpo, anëtarët e komunitetit tonë po më surprizojnë çdo ditë e më shumë – duke më bërë të ndihem rehat si dhe duke demonstruar gatishmëri bashkëpunimi përtej pritshmërive të mia. Në përputhje me fushat tona të fokusit: mirëqenia e komunitetit, rinia dhe ambienti, unë takohem rregullisht me bashkëpunëtor që mbështesin punën dhe projektet tona, por që po ashtu sjellin ide dhe vlera unike. Ne identifikojmë fushat me potencialin e impaktit më të madh si dhe projekte të cilat janë afatgjata në natyrë që ndihmojnë komunitetin, rininë, ambientin apo fuqizojnë rininë tonë.”

Albena 5

Duke punuar në kompani të mëdha ndërkombëtare, ju keni patur mundësinë të identifikoni trende të caktuara në edukimin dhe inkurajimin e punëtorëve drejt individualitetit të tyre, i cili është shkëmbyer në entuziazëm dhe kreativitet për kompaninë që në fund ka arritur rezultate më të mira si dhe performance më të mire financiare. Si keni patur mundësinë ti aplikoni këto teknika në Kosovë?

“Duhet të nënvizoj faktin se Coca-Cola HBC investon shumë në trajnimin e punonjësve të tyre, ata janë të vetëdijshëm se vetëm me njerëz të angazhuar dhe të motivuar mund të krijojmë vlera për kompaninë dhe shoqërinë. Për secilin nga punonjësit tanë e dimë për aftësitë dhe njohuritë e biznesit, që ata i posedojnë dhe inkurajojmë zhvillimin e vlerave, të cilat janë të rëndësishme për ne. Për të ilustruar, ne përpiqemi që njerëzve kreativ tu sigurojmë të gjitha kushtet, që maksimalisht të jenë të dobishëm, e për ata që janë më analitik në natyrë ofrojnë një mundësi për të punuar në projekte në të cilat ata mund të demonstrojnë preferencat e tyre. Kompani e suksesshme janë të nevojshme njëkohësisht menaxher dhe ekspertë të mirë.”

 Ndërkaq tregjet globale janë duke u përballuar me ndryshime dhe sfida të mëdha dhe padyshim se një kompani gjigante si Coca Cola, posedon metodat e saj në lidhje me përshtatjen ndaj secilit ndryshim. Albena tregon se pavarësisht se kjo është sfidë, Coca Cola është një kompani që nuk fle. Ata i parashikojnë trendet dhe përgatiten sepse është i vetmi ndryshim i vazhdueshëm. Vetëm në këtë mënyrë mund të qëndrohet konkurrues dhe të përballen me sfida të mëdha. Coca-Cola është një nga kompanitë më dinamike në pikëpamjen e ndryshimeve, e ky është çelësi për arritjen dhe suksesin.  Megjithëse të jesh një lojtar global nuk është e lehtë dhe korporatat e tilla shpesh herë diktojnë angazhimin në  network në avancimin e njohurive, seminare, konferenca, forume ekonomike etj.

 “Një nga vlerat tona kyçe është puna e vazhdueshme në avancimin e njohurive. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të vazhdimisht të zhvillohemi sepse ndryshimet janë duke ndodhur me shpejtësi të jashtëzakonshme. Në qoftë se duam të mbesim një lider në atë që bëjmë, ne duhet të jemi lider në ndryshime dhe për këtë arsye takimet me ekspertë, seminare dhe forume janë po ato vende ku niset një dialog dhe inovacion. Në pozitën time është shumë me rëndësi që vazhdimisht të zgjeroj rrjetin e kontakteve dhe të mbaj një komunikim të dyanshëm dhe shkëmbim të shembujve e praktikave të mira si me kolegët nga kompanitë e tjera, organizatat e biznesit dhe shoqatat, po ashtu edhe me përfaqësues të organeve shtetërore. Natyrisht, me përpjekjet e të gjithëve së bashku për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe ambientin e përgjithshëm ekonomik.”

 Ndërsa për të rinjtë dhe të rejat, të cilët janë në fillim të karrierës ë tyre, Albena u këshillon që të kenë ambicie të mëdha, një qëllim të qartë, të mos ndalen asnjëherë dhe çdo gjë që e bëjnë të jetë me pasion e përkushtim. Një përpjekje që në fund do të shpërblehet.

admin

Artikujt e tjetrë