Gruaja

Vlora Nikçi…pritja ime e ëmbël

Foto: Arben Llapashtica
Kostumet: Valdete Mustafa
Grimin: Flori Krasniqi

Aktorja e mirënjohur e skenës së teatrit, Vlora Nikçi ndan me ne momentet e bukura të pritjes së fëmijës së parë, me bashkëshortin, gjithashtu aktor, Armend Balokun. Shumë energjike, e lumtur dhe me ndjenja që zëvendësojnë njëra-tjetrën…së shpejti nënë.

“Unë dhe Armendi jemi në pritjen e fëmijës sonë të parë. Ndjenjën  nuk di ta përshkruaj. Është aq e fuqishme sa që nuk di t’i vë emër. Herë më mallëngjen, here me frikëson dhe herë më kënaq. Mendoj se frika është normale tek prindërit fillestar, ndoshta edhe kjo është krejt veçantia e fëmijës së parë por, të lumtur gjithsesi. Dua patjetër ta përjetoj ndjenjën e te qenët nanë. Gjininë nuk e dimë ende… duam mos ta dimë deri në ditën e lindjes pasi që cili/cila do qoftë do ta duam.”- shprehet Vlora duke shtuar se rutina e saj nuk ka ndryshuar fare çuditërisht, madje është bërë më shumë energjike. “Shpesh po më kritikojnë për përditshmërinë dinamike por, kjo dinamikë e imja mendoj se është më e mirë për mua dhe e shëndoshë për foshnjën”.

vlora

Pavarësisht se është shtatzënë duket se projektet profesionale nuk i ka ndaluar, aktualisht është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe po punon në këtë aspekt.  “Në Amerikë jemi me dy projekte të mëdha, është herët të flas për këto projekte që tani ende jemi në vlugun e punës rreth tyre  por, patjetër se para kohe do t’ua bëj me dije revistës tuaj rreth tyre. Vetëm njërin sosh do ta përmendja e ky është realizimi i shfaqjes nga autori Dario Fo ” Çifti i Hapur” ku bashkë me aktorin dhe bashkëshortin tim, Armend Baloku, do ta realizojmë këtu në Nju Jork në fund të gushtit fillim të shtatorit. Datat ende nuk i kemi të publikuara, ky projekt ka edhe mbështetjen nga Ministria e Kulturës së Kosovës si dhe nga kompania Link NY realty me pronar Valon Nikçi, këtu në Amerikë. Unë dhe Armendi vjet kemi dhënë shfaqjen tonë ” Lojë Martese” nga Eduard Albee këtu në Nju Jork dhe si rezultat i interesimit të madh të publikut kemi vendosur që edhe sivjet të vijmë me një shfaqje tjetër siç është kjo e “Çiftit të Hapur””- thotë aktorja.

Mundësitë janë të mëdha gjithandej kur ka vullnet dhe dashuri për punën, kur përpara aktorëve të talentuar hapen dyert e bashkëpunimit.

admin

Artikujt e tjetrë