Arte Pamore

Të flasësh përmes pikturës

self portrait 1 - Copy

Mes turmave gjen frymëzimin e tij, te njerëzit që i kanë, por edhe nuk i kanë gjymtyrët e tyre, te veshja demode, e cila i reziston kohës, artisti i ri Faton Mazreku në Flatra për rrugëtimin e tij të sapunisur në arte pamore, e cila po e shpërblen që në fillimet e tij sepse arti mbartë me vete talentin. Fatoni ka  përkundua Fakultetin e Arteve në Prishtinë me titullin Master i pikturës. Parapëlqen pikturën bashkëkohore, e cila po zhvillohet gjithandej në botë. Ai thotë se nuk ka qenë ndonjëherë “talent” i pikturës dhe nuk mendon që është i tillë,  thjesht do të pikturojë dhe do të përsosë realitetin në pëlhurë si dhe të vazhdojë në një rrugë të pa shkelur…

Si u ndjetë për mundësinë që ju dha që të jeni pjesë e Villa Romana, çfarë do të thotë kjo për ju si artist?

Qendra për Art Bashkëkohor “Stacion” dhe fondacioni “Hajde” më mundësuan, që përmes kësaj rezidence të shoh dhe të prek më shumë artin dhe kulturën jashtë Kosovës. Unë u ndjeva shumë mirë dhe i motivuar për vazhdimin e krijimtarisë time personale. Koha që unë do të qëndroj në Firencë, do të vizitoj dhe Bienalen e Venecias, një ngjarje e artit ku e gjitha bota artistike është aty dhe patjetër që do të jetë një periudhë, e cila dot ushqejë kreativitetin dhe rrugëtimin e formave kërkimore në art. Do të shoh dhe mjeshtrit e mëdhenj të pikturës nga “Renesanca” deri te “Baroku” p.sh Leonardo Da Vinci, Michelangelo, Caravaggio etj. Dhe së fundmi shfaqjet kuratoriale dhe artistë të ndryshëm në prezantimet që do të bëhen në “Villa Romana

Ajo çfarë bie në sy menjëherë në  punimet tuaja, janë duart dhe këpucët, këmbët, në fakt, herë  here pa duar, pse kjo zgjedhje nga ana juaj?

Po, figurat e njerëzve vijnë pa duar  si forma unike apo ndërtimi i qasjes ndryshe në art. Por me njerëzit e pikturuar pa duar, dua të të tregoj peshën e kësaj kohe dhe vet këtyre figurave, që shpeshherë harrojnë rëndësinë e gjymtyrëve. Ndërsa sa i përket elementit të këpucëve, hyjnë edhe veshjet e tyre, të cilat duken sikur janë me shekuj mbrapa (pa e injoruar) dhe qëllimshëm i rezistojnë kohës moderne, nga ana tjetër.!

18109574_120332000328665057_1996608199_n

Çfarë ju frymëzon, një temë që gjithmonë ju karakterizon?

Vendit tim do t’i kushtohem shumë … më bënë të merrem dhe të flas përmes pikturës. Më tërheqin turmat e njerëzve të kësaj kohe dhe si fillim burim inspirimi ishte tregu i gjësendeve këtu në qytetin ku edhe jetoj, mënyra e lëvizjes së tyre ku disa njerëz dalin pa ndonjë destinacion.

Na shpjegoni pak stilin tuaj, ngjyrat dhe mesazhin që doni të përcillni?

Për stilin kjo paksa është herët të flitet, por thjesht pikturoj atë që më bën të ndihem mirë ndryshe dhe inovativ. Ngjyrat vijnë nga vet ambienti ku merr motivet një tërësi e pikturës, e kafet e mbyllur, por që me kontrastet e dritës mundohem të jem shpresëdhënës i temave që trajtoj. Nuk jap ndonjë mesazh direkt mundohem të jem metaforik duke menduar mirë për njerëzit…

admin

Artikujt e tjetrë