Lifestyle

Ta kremtojmë dashurinë

Sezoni i dasmave  është  para nesh dhe për çdo vend skenik siç mund të jetë ndonjë kështjellë ose shfaqje dramatike e fishekzjarrëve, që mund të shohim nga qershori në gusht, joshja e dasmës së Bashkisë mbetet e pamohueshme. Pa marrë parasysh se në cilën mënyrë e keni realizuar celebrimin në komunën e qytetit tuaj, ka diçka thellësisht romantike në lidhje me kapërcimin e atij shtegu, kapjen për duarsh me të dashurin apo dashurën tuaj dhe duke bërë një rrotullim apo buzëqeshje të paharrueshme për zyrën e martesës, miqtë dhe familjen  derisa dilni nga ajo ndërtesë tashmë zyrtarisht: deri sa vdekja të na ndajë…

02-court-house-street-style

cab1ba981b1ddae9bca547f40cb77e9e

Ajo thjesht mund të jetë një lloj lirie nga të gjitha ngarkesat tjera, që shfaqen zakonisht në eventin e dasmës, kjo mënyrë frymëzon çiftet për të sjellë lojën e tyre në stilin e martesës së qytetit. Në një nga ditët më të hershme të pranverës, zyra e martesës në Nju Jork, ishte e mbushur me të sapomartuar dhe të sapo ardhur, që prisnin të lidhnin “nyjen” në prerjet e tyre të pranverës. Një grup të dashuruarish të veshur në xhinsi, jo tradicionale kjo mënyrë për ditën e tyre të dasmës, të kordinuar me nuancat e tjera të blusë;  ai në xhinse, në një xhaketë që përshtatej,  ndërkohë që një tjetër zgjodhi veshje të sipërme ekzotike në lëkurë dhe në vija leopardi. Dasma e bardhë tradicionale u riemizua nga disa nuse interesante, në fustan dhe syze retro, tjetra në një kostum me thekse të kuqe. Dasmat në komunë apo Bashki vijnë jo vetëm me të bardhen, por  në të gjitha ngjyrat, me pllakat e trëndafilave rozë apo nuanacat e glebra, një festival i këndshëm që të josh me magjinë e tij.

01-court-house-street-style

just-married-banner-mwd104950_vert

admin

Artikujt e tjetrë