Intervista

Dashuria për trashëgiminë kulturore

552487_3312444109106_2103410250_n

Si një grua e përkushtuar pas punës dhe familjes, Preveza Abrashi asnjëherë nuk është ndalur para vështirësive, të cilat i sjellë jeta. E angazhuar maksimalisht më arritjen e sukseseve dhe formësimit sa më të mirë profesional, që të mund të kontribuojë në formën më të mirë për vendin dhe bashkëqytetarët  e saj. Ajo thotë se përveç punës e përkushtimit, të arrish të kesh sukses kërkohet edhe pasion e dashuri.

Preveza Kelmendi Abrashi e ka ditur gjithmonë se profesioni i mjekes është ai me të cilin do ta vazhdojë rrugëtimin e jetës. Ka plot tridhjetë vjet që e bënë këtë punë kaq fisnike dhe ishte kirurgjia ajo që ia rrëmbeu zemrën gjatë periudhës së studimeve. Ajo është kirurge në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë, bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve, Arbanit, Erëzës e Besës dhe gjyshe e nipërve, që i do aq shumë, e të cilët i  japin çdo ditë kuptim jetës së saj, Jonit dhe Aleksandrit.

Si një grua e përkushtuar pas punës dhe familjes, Preveza asnjëherë nuk është ndalur para vështirësive, të cilat i sjellë jeta. E angazhuar maksimalisht më arritjen e sukseseve dhe formësimit sa më të mirë profesional, që të mund të kontribuojë në formën më të mirë për vendin dhe bashkëqytetarët  e saj. Ajo thotë se përveç punës e përkushtimit, të arrish të kesh sukses kërkohet edhe pasion e dashuri.

E gjitha kërkonte angazhim të pashoq dhe mjaft zemër. Specializimi nga Kirurgjia e përgjithshme kërkonte shkollim jashtë vendit, pra edhe ndarjen nga familja në kohën kur fëmijët ishin fare të vegjël. Për më gjatë se një vit e gjysme isha në Zagreb (Kroaci) dhe Nish (Serbi)  me udhëtime të shumta dhe të gjata, gjer në përfundimin e specializimit. Kirurgjia është një shkencë ku çdo ditë kemi të arritura te reja dhe ne duhet të jemi në hap me trendet botërore. Trajnimet vazhduan pastaj një kohë në Francë, Paris dhe Grenoble si dhe Meinnhaim e Haidelberg, në Gjermani. Dhe te gjitha këto do të ishin shumë më të vështira pa përkrahjen e bashkëshortit dhe fëmijëve të mi.”

Një sakrificë që gjithnjë është e vështirë për ta përballuar sa herë, që flasim për fëmijët e familjen, të cilët edhe për Prevezën ishte e vështirë, që të shkëputej për një kohë e të angazhohet në përgatitjet profesionale e shkencore në fushën e saj. Megjithatë vështirësitë e sfidat nuk ndalen asnjëherë, e veçanërisht kur flasim për mjekët e punën e tyre në Kosovë, ku gjithnjë duhet të jesh aktiv dhe të punosh ndonjë orar të caktuar, e net të tëra pa gjumë. Por ka dhe anën tjetër të medaljes, mundësinë për të ndihmuar të tjerët, të shpëtosh një jetë e të dhurosh shpresë është veprimi më fisnik që mund të bëjë njeriu.

18142932_10207036647113781_1702774935_n

“Të jesh kirurge do një përkushtim të madh, është profesion, i cili ju mbanë aktiv gjithë kohën, aty nuk keni orare të caktuar, keni shumë net pa gjumë, momente kur e ndani me pacientin shpresën dhe dhimbjen, humbjen e ndonjë pacienti të rëndë dhe ndani me gjithë familjarët. Është profesion që kërkon durim të pafund, ku duhet të jepni shumë e shpesh edhe krejt veten që të keni  një rezultat, një jetë të shpëtuar. Kjo i jep një ndjenjë madhështie. Njerëzit kurrë nuk harrojnë si e morën një plagë, ndërsa pacientët nga ne ndahen me nga një plagë, plagë e cila iu ka mundësuar shërimin apo i ka  shpëtuar jetën. Është kënaqësi kur i takon pas shumë vitesh, fëmijët e vegjël të operuar, e tani janë njerëz të rritur as nuk i njeh, dhe ata ju ndalin në rrugë, çdonjëri me buzëqeshje dhe tregimin e vet. Një numër i madh do që edhe pas sa vitesh, të jeni pjesë e gazmendeve të tyre ose shpesh ndihen më lehtë nëse ndonjë humbje apo dhimbje e ndajnë me ju. Kirurgjia me kohë ishte bërë profesion kryesisht për meshkuj, unë pata një raport shumë të mirë me pacientë, po qofshin ata edhe të moshës së shtyrë apo për shkaqe që dihen, të pashkolluar, dhe këtë ia la traditave tona të vjetra, femra e kishte vendin e vet në shoqëri mu përkrah meshkujve, si në jetë ashtu edhe në luftë. Në mes të kirurgut dhe pacientit gjithmonë krijohet një lidhje që zgjatë përgjithmonë.”

Me gjithë aktivitete shumta që i marrin kohën më të madhe të ditës, Preveza gjen kohë që t’i përkushtohet edhe pasionit tjetër të saj, e që lidhet kryesisht me trashëgiminë kulturore shqiptare. Një anë tjetër e kirurges, që e dinë të gjithë ata që e njohin atë personalisht. Një arratisje nga stresi e rutina.

“Dhe një pune me kaq stres kërkon  një tjetër pasion, them për ekuilibër ndoshta. Unë jam rritur në një familje gjuhëtarësh, historianësh e mjekësh, dhe besoj se këto edhe determinuan profesionin dhe pasionin tim. Është historia, gjuha jonë shumë e veçantë  dhe  trashëgimia jonë kulturore që më sfidon pa masë. Një civilizim gjigant si ai i Ilireve, për shumë kohë i keqinterpretuar, i lënë në hije për politika të kohës, fshehë në vete aq shumë surpriza dhe bukuri sa që mendoj se një ditë po të dalin të gjitha në dritë do të bënin një rishkrim të historisë botërore. Në gjirin tonë janë të ruajtura, gati të paprekura apo pandryshuara fjalë dhe etnos nga fillet e civilizimit. Unë dua që thjesht e gjithë kjo të pasurojë të përditshmen tonë, pjesa tjetër iu takon historianëve.”

 

admin

Artikujt e tjetrë