Lifestyle

Parfumet….çfarë pasioni!

Joshëse, të çmuara, natyrale…. aroma që flasin! Dhe thonë shumë për këdo që hedh parfum. Por një aromë nuk zgjedhet vetëm me “hundë”. Janë shumë faktorë të tjerë që hyjnë në lojë: pamja e shishes, marka, historia e tij. Zgjedhja e tij është një eksperiencë e vërtetë që angazhohen 360 gradë shqisat tuaja. Aromat na ngarkojnë emocionalisht, na shoqërojnë pothuajse në çdo fushë të jetës nga më të këndshme e te ato më pak të këndshme. Një parfum ndjell kujtimet, të cilat shpesh janë të lidhur me situatat. Dhe me këtë rast jemi bërë nostalgjik duke e kujtuar edhe më mirë aromën që sjellë atë ta kaluar. Kjo e bënë edhe më të vërtetë atë se parfumi të bënë të paharrueshëm. Ndjeshmëria për një aromë është shumë personale edhe pse bëjnë secilin të kthejë kokën pas. Ofrojnë një ndjenjë të fortë personaliteti dhe shumë guxim. Veshur me ndjeshmëri dhe hijeshi, parfumi na ngroh trupin dhe shpirtin dhe na bënë të ndihemi më kryelartë.  Mandej një parfum mund të jetë zgjedhja ideale për një dhuratë, imagjinoni për një kohë të gjatë personi që ia dhuroni ju mbanë me vete.

admin

Artikujt e tjetrë