Lifestyle

Në Provence, destinacionin e livandos

Të arratisesh në një fshat të vogël mesjetar, në peizazhet baritore, bio-fermat, në këndin e Francës, në Provence edhe në dimër.

 

 Në Marsejë me aeroplan dhe pastaj menjëherë në bregdet për një moment të parë, që tregon gjithë ëmbëlsinë e bukuritë e vendit. Hyères, e njohur për ishujt e saj Artë, është një ballkon i vërtetë me pamje nga deti, mes palmave dhe arkitekturës mesjetës. Këtu kanë kaluar dimra personazhe legjendarë si shkrimtarët Viktor Hugo, Stevenson dhe Tolstoi. Një qytet i vjetër i strukturës mesjetare, duke përfshirë edhe kopshte të bukura publike (katër “Jardins remarquables”), dhe monumente si “Tour Saint Blaise”, ndërtuar nga templearët në shekullin XII (tani përdoret si një hapësirë për ekspozita), ose kisha Saint Louis, e stilit roman dhe gotik. Hyères gjithashtu krenohet me prodhimin e kozmetikës Naturado en Provence, e preferuara e mbretëreshës së Suedisë.

P1040704

Duke lënë pas bregdetin kemi përpara një varg të mikro fshatrave piktoreske të zhytur në një mjedis natyror të një bukurie të pacenuar. Fshatrat Carcès dhe Correns, janë bëhrë edhe më të njohur për shkak të pranisë së personazheve të famshëm të Hollivudit. Në Carcesin mesjetar,  në rrugët e tij të ngushta, por unike ka blerë një pasuri të madhe aktori George Clooney; ndërsa në Correns, i pari fshat bio në Francë, ish çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt, në principatën e tyre quajtur Miraval, prodhojnë  verë, e cila këtë vit u shpallë vera më e mirë e kuqe e Francës.
Pak kilometra nga zemra e fshatit, Le Vallon Sourn, është lulja e anijes së gjelbër Correns: oaz natyror me shumëllojshmëri bimësh  dhe shtazësh. Por bukuria e këtij vendi nuk është vetëm këtu nëse nuk zbuloni realitetin e vogël bio. La Roquebrussanne, një vend që duhet të ndaleni patjetër, kopshti unik i Elie Alexis, ku bimët rriten pa ujë (ose pothuajse).  Për të shkuar më tej në fshatin e vogël të Varages, i njohur për prodhimin e qeramikës, vizita në muze dedikuar historisë së këtij arti të lashtë. Varages është gjithashtu i njohur për numrin e burimeve: numëron mbi 13 të tillë! Fama e kësaj zone përveç prodhimit të verërave është i lidhur edhe me vajin ekstra të virgjër të  ullirit. Në Cotignac, një nga fshatrat më elegante të Provence Verte, jo rastësisht është quajtur “Saint-Tropez du Haut Var”. I vendosur në këmbët e shkëmbinjve të mëdhenj,  ku ende janë të dukshme shpellat që janë banuar dikur, një qendër piktoreske që sjellë erërat e vjetra të qytetit nëpër rrugët e tij.

admin

Artikujt e tjetrë