Intervista

Eposi i Kreshnikëve, trashëgimia jonë më e bukur

ori

Oriela Nebijaj, ish zëdhënësja e Partisë Demokratike të Shqipërisë në rubrikën “Labirinth” na rrëfen se do të çmonte më shumë një dështim duke u treguar i ndershëm, se sa një triumf me mashtrime, gjithashtu për faktin se pse duhet t’i shërbejë pasqyra shoqërisë shqiptare,  për barazinë gjinore të shanseve dhe rregullave, jo atë të kuotave, për letërsinë dhe trashëgiminë shqiptare.

 

 Sipas jush cili personalitet përbënë një epokë më vete?

Ato personalitete që kane arritur të vendosin një rend të ri në një shoqëri të caktuar. Qoftë në politikë, në kulturë, art, në letërsi, në filozofi, në mendim, në kinematografi…

Pasqyra, nuk është simbol vetëm i narcizmit, pse duhet t’i shërbejë ajo shoqërisë shqiptare?

Pasqyra është një rast i mirë për reflektim, është një moment i arte për të komunikuar me veten, ku jam, çfarë bëra, ku do të shkoj. Për të bërë një analize, për të hetuar mbi rrugëtimin tënd, a ka qenë një rrugëtim i drejtë, a ka qenë konform atyre piketave që ti i mban si vlera. Kjo pasqyrë do të duhej të na shërbente të gjithëve. Po dhe pasqyra si aksesor, nuk është për tu demonizuar, ajo është një ndihmë e madhe për paraqitjen tonë, për te cilën mendon se duhet të jetë sa më e arrirë.

Mendoni se ndershmëria është politika më e mirë?

Absolutisht po. Sepse ndershmëria edhe nëse zbehet e qëndron në margjine në stuhitë e ditës me hile, me mashtrime, serish ajo lë gjurmë dhe njerëzit e duan. Do të çmoja më shumë një dështim duke u treguar i ndershëm, se sa një triumf me mashtrime.

Cilin personazh/autor të letërsisë do të donit ta kishit ngjallur?

“Tre shokët” e romanit të Erik Maria Remarkut.

Është aq e vështirë për të zbatuar atë që ne e thërrasim barazi, një evolucion natyral i feminizmit?

Sa më shumë avancon barazia gjinore, aq më shumë dallohen diferencat. Jo shumë kohë më parë, femrat nuk kishin të drejtën e votës, sot me gjasë vendi më i madh i Botës do të drejtohet nga një grua, ndërkohë që po një grua prej tre mandatesh dominon Evropën, siç është kancelarja Angela Merkel. Unë personalisht nuk e dua barazinë si artificiale, si kuotë apo dhuratë. Dua shume barazi shansesh dhe rregulla që e garantojnë këtë në çdo fazë.

Cili është limiti juaj?

Unë vetë.

Trashëgimia më e bukur shqiptare? 

admin

Artikujt e tjetrë