Letërsi

Elena Ferrante, lindja e një rrëfimi

Elena Ferrante

Gjatë dhjetë viteve të kaluara, përkthimi në gjuhën angleze i Elena Ferrantes, duke përfshirë këtu romane si “Troubling Love”, “The Days of Abandonment”, “The Lost Daughter”, dhe tri volumet e para të trilogjisë së njohur në anglisht si Romanet Napoletane, kanë rrëmbyer zemrat e lexuesve përtej vendit të saj Italisë. Është e zakonshme kur dëgjojmë ta quajnë Ferranten, shkrimtaren më të rëndësishme italiane të gjeneratës së saj, që nga publikimi i romanit “Troubling Love”, në vitin 1992, ajo në mënyrë rigoroze ka mbrojtur privatësinë e saj dhe paraqitjet publike kanë qenë të rralla. Gjithashtu ka refuzuar të jap intervista nëpërmjet telefonit apo personalisht deri në këtë moment.

Intervistuesit Sandro dhe Sandra Ferri, botuesit dhe vajza e saj Eva, e përshkruajnë me pak fjalë sesi ka rrjedhur intervista: “Biseda me Ferranten ka filluar në Napoli. Fillimisht kishim planifikuar që t’i vizitojmë fqinjtë e saj të përshkruar në Novelën Napoletane, pastaj kemi ecur përgjatë bregdetit, por në momentin e fundit Ferrante ndërroi mendjen për fqinjët. Vendet e imagjinuara janë vizituar në libra, tha ajo. T’i shohësh në realitet mbase është e vështirë t’i njohësh; janë zhgënjyes, madje mund të duken edhe fiktiv. Provuam gjatë bregut të detit, por në fund për shkak se ishte një mbrëmje me shi, vendosëm të shkonim në hollin e hotelit Royal Continental, që ndodhej përball Castel dell’Ovo.”“Prej këtu, jashtë binte shi, ne mund të vërenim njerëz që kalonin rrugën dhe imagjinonim karakteret që për shumë gjatë kanë okupuar imagjinatën dhe zemrat tona. Nuk kishte ndonjë rast special për tu takuar në Napoli, por Ferrante, që ndodhej në qytet për arsye familjare, na ftoi dhe ne përfituam nga rasti të festojmë kompilacionin e The Story of the Lost Child. Biseda zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes dhe vazhdoi të nesërmen gjatë drekës, pastaj sërish në Romë, në shtëpinë tonë. Në fund, secili prej nesh kishte nga një fletore të mbushur me shënime. I krahasuam ato dhe pastaj u dakorduam për materialin sipas udhëzimeve të Ferrantes.”

Si e filloni një roman të ri?

S’mund ta them me saktësi. Mendoj se askush nuk e di se si një tregim merr formë. Kur përfundon, përpiqesh të kuptosh sesi ndodhi, por çdo tentim, të paktën në rastin tim, është i pamjaftueshëm. Është një “para”, e përbërë nga fragmente të kujtesës, dhe është një “pas”, kur tregimi fillon. Por “para” dhe “pas”, më duhet ta pranoj, janë të dobishme vetëm për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj në një mënyrë më të kuptueshme.

Çfarë nënkuptoni me  “fragmente të kujtesës”?

E keni parasysh kur posedoni në kokë shumë shënime, por nuk e dini se çfarë janë dhe nëse i mbani përfundoni me një këngë tjetër prej nga ajo që ju është qepur? Apo kur e kujtoni një qoshe në rrugë, por nuk e dini se ku ndodhet ajo? Këto lloj gjërash. Nëna ime pëlqente të përdorte fjalën frantumaglia-grimca dhe copëza me origjinë të pasigurt që ju rrapëllin në kokë, jo gjithmonë e rehatshme.

Dhe secila prej tyre mund të jetë origjina e një  tregimi?

Po dhe jo. Mund të jetë e shpërndarë dhe e paidentifikueshme-vende nga fëmijëria, anëtarë të familjes, shokë klase, zëra të vrazhdë apo ofendues, momente të tensionuara. Dhe në momentin që gjen një lloj rendi, fillon të rrëfesh. Por ekziston gjithmonë diçka që nuk funksionon. Duket sikur ato fraksionet e një narrative të mundshme, që vijnë në forca të barabarta dhe të kundërta, të cilat duhet të inkuadrohen në mënyrë të qartë, në të njëjtën kohë, të zhyten më tej në thellësitë.

A i shkruani ëndrrat që shihni?

Shumë rrallë, atëherë kur i mbaj në men, po i shkruaj. E kam bërë këtë që kur kam qenë vajzë e vogël. Është një ushtrim që ua rekomandoj të gjithëve. Të nënshtrosh përvojën e  një ëndrre në logjikën e gjendjes zgjuar (vetëdijshëm) është një test ekstrem i të shkruarit. Asnjëherë nuk mund ta riprodhosh saktësisht ëndrrën. Është një betejë e humbur. Por ta shndërrosh në fjalë të vërtetën e gjesteve, ndjenjës, rrjedhën e ngjarjeve, pa e zbutur atë, është gjithashtu një veprim jo aq i thjeshtë sa ç’mund të mendohet.

admin

Artikujt e tjetrë