Kulturë

Prishtina e “pushtuar” nga arti

Një nga festivalet më të rëndësishëm për fëmijë në Kosovë “El Maestro” ka hapur siparin për edicionin e tretë, 2017 ku do të marrin pjesë rreth 500 fëmijë nga mbarë Kosova. “Këtë festival shkolla Misbah&Friends e ka sjellë si ide të bashkëpunimit në mes nxënësve dhe mësimdhënëseve  nga të gjitha shkollat artistike në Kosovë.  Takimi dhe shkëmbimi i informatave por gjithashtu edhe një garë dhe konkurrencë e shëndoshë janë shumë të rëndësishme për jetën kulturore të fëmijëve në Kosovë. El Maestro ka për qëllim, takimin e talenteve nga mbarë Kosova, shkëmbimin e përvojave dhe nivelit, si dhe pasurimin e jetës kulturore për fëmijët në Prishtinë. Është shumë e rëndësishme që fëmijët nga mosha e re të fillojnë të kenë përvojë në skenë dhe të ballafaqohen me konkurrencën, nëse dëshirojmë që këta fëmijë të jenë përfaqësues të kulturës në Kosovë në të ardhmen. Një artist nuk mund të krijohet dhe të zhvillohet vetëm duket filluar jetën koncertale pasi të mbaron shkollimin por patjetër që nga fëmijëria. Dëshirojë të ceki se festivali këtë vit përkrahet vetëm nga kompani private dhe shkolla Misbah&Friends.” – u shprehë për revistën Flatra, Jeta Dumnica,  pronare e shkollës Misbah&Friends dhe organizatore e El Maestro. Festivali këtë vit është mjaft i larmishëm dhe me shumë bashkëpunime në mes shkollave dhe mësimdhënësve nga shkollat e muzikës, baletit dhe artit.

18892937_450184552003160_6761562123075398704_n

Programi i festivalit

Nata e baletit në të cilën marrin pjesë shkolla Misbah&Friends dhe shkolla Lorenc Antoni / Prizren.

Ekspozita e talenteve-  organizohet në galerinë “Qahili” në Prishtinë

Dy koncerte me pianistë nga të gjitha shkollat e muzikës nga Kosova

Koncerti i harkorëve dhe frymorëve me shumë duo , trio dhe kuartete. Gjithashtu me pjesmarrëes nga të gjitha shkollat e muzikës nga Kosova

Koncerti i perkusionistëve, me nxënës nga pesë mësimdhënës nga Kosova

Dy koncerte të kitaristëve, nga shkollat e muzikës nga tërë Kosova.

Koncerti Rock me bende dhe solo këngëtarë shumë të talentuar.

Dhe koncerti  i fundit  është i kombinuar nga mësimdhënësit, gjithashtu nga shkollat e muzikës nga Kosova, të cilët këtë vit performojnë për nxënësit. Festivali do të mbahet në disa lokacione. Hotel Sëiss Diamond, Teatri Oda, Galeria “Qahili”, Shkolla Misbah&Friends dhe Salla e kuqe.  “Së fundi, dëshirojë të falënderoj të gjithë mësimdhënësit nga të gjitha shkollat muzikës dhe artit në Kosovë,  të cilët përveç përgatitjes së fëmijëve për festival, janë edhe organizatorët kryesorë të vet festivalit “El Maestro” – tha znj.Dumnica.

Festivali, i cili mbledhë fëmijët nga gjithë Kosova, ka filluar në datën 31 maj dhe do të vazhdojë deri më11 qershor.

admin

Artikujt e tjetrë