Kulturë

“T’padashtun” në Karlovy Vary

Kosova sërish do të jetë pjesë e një prej festivaleve më prestigjioze në botë, që i dedikohet filmit artistik të metrazhit të gjatë.  

Këtë herë përfaqësohet nga filmi “T’padashun”  me skenar dhe regji të Edon Rizvanollit, që do të jepet premierë botërore në edicionin e 52-të të festivalit të madh të filmit Karlovy Vary, i cili është një ndër festivalet më të rëndësishme në industrinë e filmit artistik të metrazhit të gjatë në botë.

Ky film është në konkurrencën ‘East of the Ëest’ të cilët konkurrojnë për çmimin e parë në këtë kategori si dhe për çmimin special të jurisë.

“T’padashtun” shtjellon ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe ndihem i nderuar, që filmi im i parë artistik i metrazhit të gjatë ‘T’padashtun’ do ta përjetojë premierën e vet dhe me këtë premierë filmi po e arsyeton qëllimin e ekzistencës së vet; fillimin e komunikimit me publikun. Shpresoj që ky rrugëtim të zgjatë sa më shumë, si dhe që në një të afërme jo të largët filmi të ketë mundësi të shfaqet edhe në Kosovë si dhe në gjithë hapësirën shqiptare”-, është shprehur regjisori dhe skenaristi, Edon Rizvanolli.

“T’padashtun” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Fondi i Filmit Holandez, Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Prishtinës.

admin

Artikujt e tjetrë