Letërsi

Prishtina “stacioni” i librit

Bëhuni gati për Panairin e 19 të Librit që do të mbahet në Prishtinë nga data 6 deri më 11 qershor në Pallatin e Rinisë.  Dhjetëra tituj të rinj të librit shqip si dhe të huaj do të prezantohen me ditë të tëra në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë. Edhe këtë vit Panairi i Librit, do të mbledhë emra autorësh të njohur, që do të promovojnë  veprat e tyre. Bota e librit është një univers i tërë, dhe gjatë këtij panairi lexuesit do të kenë mundësi të shohin dhe të përjetojnë aspekte të ndryshme të këtij universi duke pasur rastin të jenë edhe pjesë e debateve të përditshme me tematika të ndryshme aktuale sikurse në format e librit tradicional ashtu edhe në format e librit elektronik, duke u bazuar në trendet e fundit. Panairi i librit prej vitesh është kthyer në një ngjarje të madhe kulturore, një vendtakimi më i madh dhe më i rëndësishëm i autorëve shqiptarë nga të gjitha trevat ku jetojnë e punojnë shqiptarët, por edhe atyre që vijnë nga emigracioni. Libraria Buzuku vjen edhe me një lajm shumë të mirë për të gjithë adhuruesit e librave, në panairin e librit “Prishtina 2017”, botimi i tre laureatëve të Goncourt-it: Lydie Salvayre (2014), Mathias Enard (2015) dhe Leila Slimani (2016).

Bëni që tani një listë me librat e preferuar dhe numëroni ditët!

admin

Artikujt e tjetrë