Lifestyle

Për një pamje unike shtëpisë suaj

Elegancë, sofistikim dhe rafinim : këto janë maksimat e një dhome ndenjje me një dizajn klasik. Të hysh në  një dhomë ndenje klasike është si të hysh në një vend magjik, ku ju mund të merrni frymë në atmosferën e njëjtë të përrallave. Është e vërtetë , bëhet fjalë vetëm për një metaforë , por pasuria dhe prestigji që ju mund të gjeni në një dhomë ndenje klasike është shumë intensive dhe është një kartëvizitë e përkryer për ata që duan që të ftuarit e tyre të përjetojnë një ndjenjë të familjes mbretërore sapo hyjnë në shtëpinë tuaj.  Në mënyrë që ta krijoni këtë elegancë, ka në thelb dy mënyra . Nga njëra anë janë ata të cilët preferojnë të zgjedhin vetëm mobilie antike.  Piktura të piktorëve të mëdhenj të shekullit të XIX, ari në çdo cep, mobilie tepër të rënda me zbukurime.

IMG_7584

 

Nga ana tjetër ata që zgjedhin të dekorojnë dhomën e tyre me stilin klasik, por ligji i ri. Gjithashtu ka edhe në këtë rast dysheme mermeri dhe orendi argjendi, ari dhe kristali, por mobilie me forma shumë më të thjeshta dhe të lehta.  Por tashmë është shumë e lehtë për t’ia dhënë këtë pamje shtëpisë suaj. FORTEX është dyqani më i ri ekskluziv, i cili u hapë në Gjilan, një adresë ideale për të gjetur aty gjithçka keni ëndërruar, duke filluar që nga perdet, tapetet, jastëkët, të gjitha me material shumë cilësor, gjithashtu edhe një kënd ku fëmijët tuaj do të plotësojnë dëshirat e tyre. Me çmime shumë konkurruese në vend, FORTEX ju sjellë më pranë tendencat e fundit të arredimit.

 

18198004_10211841699094392_151363758_n

admin

Artikujt e tjetrë