Arte Pamore

“Pronat e pazhvilluara” një mesazh artistik

18595207_339809173101198_2098146753752414617_o

Vigan Nimani është artisti që sjellë të shkuarën në të tashmen nëpërmjet ekspozitës së tij, që hapet sonte në hapësirën ekspozuese “Motrat”, një mesazh për vendet e braktisura, të cilat përbëjnë kujtimet tona. Rreth tridhjetë piktura nga Vigan Nimani do të paraqiten për publikun si pjesë e shfaqjes solo artistike të titulluar “Prona të pazhvilluara”. Kjo përzgjedhje e veprave, e punuar nga artisti, në dialog me organizatorët, do t’i lejojë publikut të udhëtojë nëpër vende dhe arkitektura të braktisura shpesh nga ata që kanë banuar në jetët e tyre të kaluara. Në ngjyrë dhe bardhë e zi, puna e Vigan Nimanit i thurë lavd me nostalgji të caktuar një bukurie të papritur ku njerëzit janë të paktë.
Vigan Nimani ka lindur në Prishtinë në vitin 1981. Ka studiuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ndërmjet viteve 2002 dhe 2006, i specializuar në pikturë. Veprat e tij janë paraqitur në disa ekspozita solo dhe grupore në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Serbi dhe Holandë.
Hapja e ekspozitës sonte nga 19:00 deri në 21:30 në (Rrugën Shaban Polluzha, pas Teatrit Kombëtar), dhe do të shoqërohet me një koktej të vogël.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 26 qershor, nga e Hëna deri të Premten, nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

admin

Artikujt e tjetrë