Kulturë

Kotësia e dallimeve të vogla të artistit britanik

Artisti kontrovers Grayson Perry vjen nëpërmjet punimeve të tij “Kotësia e dallimeve të vogla”, në Galerinë e Arteve të Kosovës, me datën 1 qershor, një bashkëpunim ky i realizuar me British Council.

Perry është një artist i famshëm anglez, i njohur kryesisht për punimin e vazove prej qeramike dhe ndërthurjen e zhanreve artistike. Punimet e  Perryt, në veçanti vazot,  kanë forma klasike dhe janë të zbukuruara me ngjyra të ndritshme, duke përshkruar subjektet në kundërshtim me pamjen e tyre tërheqëse. Në veprën e tij ekziston një element i fuqishëm autobiografik, në të cilin shfaqen shpesh imazhet unike të tij.  Ai është nderuar me Çmimin Turner në vitin 2003. Në vitin 2008 u rendit i 32-ti në listën e njerëzve më me ndikim në kulturën angleze nga e përditshmja The Telegraph, ndërsa në vitin 2012 ai ishte në mesin e ikonave të kulturës britanike të përzgjedhura nga Sër Peter Blake, të cilët u prezantuan në versionin e tij të famshëm të artit- Beatles, Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band, për të kremtuar figurat e ndritshme britanike që ndikuan në jetën e tij.

admin

Artikujt e tjetrë