Arte Pamore

Funerali i “librit” në galerinë Qahili

JK-PostMortem

Një ekspozitë, e cila do të ketë në qendër të saj librin, por atë të vdekurin… zbehjen deri në harresë të të lexuarit. Koha, vullneti, kërshëria dhe dëshira për të lexuar duket se kanë humbur pas klikimeve në internet dhe pikërisht si një kambanë alarmi vjen edhe ekspozita e radhës në galerinë Qahili në datën 30 maj 2017, ku do të hapet ekspozita Post-Mortem e artistes Jeta Kalaveshi, duke filluar nga ora 20:00. Post-mortem si koncept i ekspozitës, paraqet një qasje simbolike,  një diskutim të një ngjarjeje, ku në këtë rast e shpall librin si të vdekur. Qëllimi i ekspozitës është të tregoj brengën e saj dhe të potencojë qasjen e shoqërisë ndaj librit. Është një ekspozitë ku kujtohen me nostalgji kohët kur internet dhe rrjetet sociale nuk ekzistonin, njerëzit kishin nevojë për njeri tjetrin, dhe tek librat hulumtonin botë të reja. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 16 qershor 2017.

admin

Artikujt e tjetrë