Kulturë

Rrugëtimi i Peer Gyntit kosovar

Rrugëtimi i një të riu kosovar në tokën e ëndrrave të quajtur Evropë dhe radikalizimi i tij i ndikuar nga rrethanat aktuale, vjen nga dramaturgu Jeton Neziraj dhe regji të Agon Myftarit, me 24 maj në skenën e teatrit Oda.

“Peer Gynti nga Kosova” është një rrëfim për një ëndërr të dështuar. I udhëhequr nga një shpresë e thjeshtë për jetë më të mirë dhe për të gjetur lumturinë, Peeri i ri, para luftës në Kosovë, niset për të kërkuar të ardhmen në ‘parajsën’ e quajtur Evropë. Ajo çfarë i ndodhë atij  gjatë këtij udhëtimi reflekton eskperiencat e shumë të rinjëve të dëshpëruar, të cilët çdo vit, të mbushur me shpresë, ikin nga atdheu i tyre. Shpesh, në atdheun e tyre të ri, të keqtrajtuar nga autoritetet, të izoluar dhe larg nga shtëpia, me mungesë perspektive dhe të mospërfshirë në shoqëri, atyre ëndrra u bëhet një makth i madh.

Peer, personazhi kryesor i kësaj drame, e gjenë veten të respektuar në një grup shqiptarësh, të cilët ia tregojnë atij shkathtësitë kriminale dhe i garantojnë siguri. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ai shpejt e gjen veten prapa grilave. Gjatë kësaj periudhe në burg, gradualisht fillon procesi i radikalizimit. Religjioni i jep atij kurajë, kuptim në jetë dhe ia forcon vetëbesimin. Këtu drama merret me një problem aktual në shoqëritë tona, radikalizimin religjioz të të rinjëve në burgje. Shumë nga këta të ashtuquajtur ‘luftëtarë të shenjtë’ nga Evropa, të cilët luftojnë në Siri, janë radikalizuar në burgje. Por pavarësisht seriozitetit të temës, shfaqja asnjëherë nuk bëhet patetike apo didaktike. Në fund, publiku e lë shfaqjen jo vetëm i merakosur dhe kuptimplotë, por edhe i argëtuar në mënyrë perkfekte.

Në rolet kryesore interpretojnë: Tristan Halilaj, Donikë Ahmeti, Shpetim Selmani dhe Ernest Malazogu.

admin

Artikujt e tjetrë