Kulturë

Promovimi i kinemasë shqiptare në botë

Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy shoqatave të producentëve, Kosovë dhe Maqedoni në  Festivalin e Kanës.

Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes Shoqatës së Producentëve të Filmit të Maqedonisë (MZFP) dhe Shoqatës së Producentëve të Kosovës që do të shërbejë në zhvillimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen në fushën e industrisë së filmit. Ky partneritet afatgjatë ka për objektiv të përgjithshëm promovimin e industrisë së filmit dhe zhvillimin e kinematografisë së dy shteteve.
Maqedonia së fundmi është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Producentëve të Filmit (FIAPF) dhe gjithashtu do të ndihmojë Kosovën në rrugën për anëtarësim në FIAPF.  Kjo marrëveshje është nënshkruar nga përfaqësuesi i MZFP – Dimitar Nikolov dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Producentëve të Kosovës – Fatmir Spahiu, të cilët ishin jashtëzakonisht entuziast për nënshkrimin e Memorandumit për zhvillimin e industrisë së filmit.

admin

Artikujt e tjetrë