Lifestyle

Olti i fushës së gjelbër

Ashtu si shumë fëmijë të tjerë, që kanë pasione dhe ëndrra, Olti ëndrrën e tij ka kohë që e ka realizuar. Pas kthimit nga Suedia ku kishte jetuar për një kohë, ai e vazhdoi pasioni e tij në Kosovë duke rezultuar me shumë të arritura të suksesshme.

Olti Krasniqi është vetëm 11 vjeçar dhe futbolli është sporti i tij i preferuar. Është nxënës i klasës së pestë në shkollën fillore Faik Konica në Prishtinë dhe krahas mësimit dhe futbollit një rëndësi të veçantë i kushton edhe lëmive të tjera, të cilat thotë se i pëlqen shumë. “Përveç futbollit e kam pasion edhe leximin e matematikën, gjithashtu më pëlqen shumë të shkruaj vjersha dhe deri tani më janë botuar dy vjersha që i kam shkruar, njëra është botuar në Suedi me titull, “Sommaren” , ndërsa tjetra në Kosovë me titull,”Bora zbardhi anë e mbanë” në Librin “Bota në Duart Tona.”

Olti 5

Padyshim se Olti është një nxënës i shkëlqyer dhe krahas tërë këtyre aktiviteteve, shquhet për komunikim shumë të mirë në gjuhën angleze dhe atë suedeze.

Por të rikthehemi tek futbolli, dashuria e madhe Oltit, të cilin e praktikon çdo ditë duke qenë pjesë e stërvitjeve të rregullta dhe ndeshjeve të cilat i zhvillon pranë klubit të futbollit 2 Korriku, ndërsa përgjatë një viti ka luajtur në Suedi për ekipin KSK, për ta sjellë përvojën e tij në klubin e futbollit KEK-u në Kosovë, ku qëndroi për pesë muaj, ndërsa në 2 Korrik vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme dhe më një të ardhme të suksesshme në fushën e gjelbër.

Olti

“Më pëlqen shumë futbolli dhe kjo nga njëra anë se jam inspiruar nga shumë futbollistë të mëdhenj, por gjithashtu se futbolli është njëri prej sporteve më të afirmuar dhe mendoj se është një ndër sportet më të mira. Gjithashtu është shumë efektiv edhe për të pasur një shëndet të mirë, pastaj mund të kesh sukses nëse je këmbëngulës në synimet tua.”,- shprehet djaloshi i talentuar derisa tregon se cilët janë futbollistët e tij të preferuar, duke e hartuar një listë të gjatë me emra.

“Prej futbollistëve, që më pëlqejnë shumë dhe që janë aktivë edhe sot, janë Christiano Ronaldo, Suharez, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka etj. Ndërsa prej atyre që kanë luajtur më herët janë Ronalldinjo, Zidan, Beckham etj. Më pëlqejnë për arsye se shumica e këtyre luajnë dhe kanë luajtur sulmues si dhe cilësitë dhe arti i tyre në lojë më bëjnë shumë përshtypje.”- përfundon Olti, të cilin shpresojmë që në një të ardhme të afërt ta shohim krahas futbollistëve të tjerë të njohur.

admin

Artikujt e tjetrë