Kulturë

20 vjet pa Azem Shkrelin

Një poet dhe shkrimtar i madh shqiptar, që na prek emocionalisht sa herë e takojmë përmes vargjeve të tij, Azem Shkreli, një përkujtim në këtë 20 vjetor të ndarjes nga jeta.  

 

Jeta dhe trashëgimia letrare e Azem Shkrelit është shumë e rëndësishme për të gjithë brezat që vijnë. Në këtë 20 vjetor vjetor të ndarjes nga jeta të poetit Shkreli, veprat e tij mbeten një gurthemel i plejadës së letërsisë shqipe. Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës, shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa në Prishtinë vazhdoi shkollën e mesme dhe fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Ka botuar veprat në poezi si Bulzat, Engjujt e rrugëve, E di një fjalë prej guri, Nga Bibla e heshtjes, Pagëzimi i fjalës, Nata e papagajve, Lirikë me shi, Zogj dhe gurë, në prozë Karvani i bardhë, Sytë e Evës, Muri përfundi shqipes si dhe dramat Fosilet, Varri i qyqes. Ai mbetet një nga personalitetet më të mëdhenj të letrave shqipe.

Katër këshilla vetes

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë.

ngrehu mbi veten në dot t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.

n’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.

mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.

admin

Artikujt e tjetrë