Arte Pamore

“Untitled” e Basquiat, thyen parashikimet e shitjes

Jean-Michel-Basquiat-Untitled-1982-in-excess-of-60m-961x1024

Vepra e cila u shit përmes Sotheby, biznesit global të artit gjatë një ankandi, tashmë është pronë e ofertuesit fitues, Yusaku Maezawa.

Jean-Michel Basquiat, artisti i famshëm amerikan, i cili u bë i njohur  në vitet e 80-ta për artin e tij të veçantë dhe vdiq gati tre dekada më parë, ende ka disa nga veprat më të kërkuara në botën e artit. Asgjë nuk e dëshmon më shumë këtë fakt sesa lajmi më i fundit nga ankandet e artit, ku rekordi i shitjes së pikturës së tij “Untitled”, e vitit 1982, theu të gjitha parashikimet dhe u shit më shumë se çdo vepër tjetër e ndonjë artisti amerikan, në një vlerë prej 110.5 milionë dollarësh. Vepra e cila u shit përmes Sotheby, biznesit global të artit, gjatë një ankandi, tashmë është pronë e ofertuesit fitues, Yusaku Maezawa, nga Tokio, themeluesi i qendrës më të madhe të modës në Japoni, i cili e bëri këtë ofertë nëpërmjet telefonit dhe arriti ta përvetësojë pikturën, duke ofruar shumën më të lartë nga të gjithë ofertuesitt e tjerë.

18618553_10210910829864623_1616220262_o

Në një postim në instagram, Maezawa ka shkruar se kur e ka parë këtë pikturë, është ndier aq i goditur emocionalisht dhe dëshiron aq shumë ta ndajë këtë përvojë me sa më shumë njerëz që është e mundur.

admin

Artikujt e tjetrë