Kulturë

Hapet pavijoni i Kosovës në Cannes

Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon prezencën me pavijon në tregun e filmit Marche Du Film në Cannes, i cili është një prej tregjeve më të mëdha në botë.

Ka filluar edicioni i 70-të i festivalit të Cannes dhe këtë vit Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë, i cili do të jetë i hapur deri me 26 maj 2017. Qendra Kinematografike e Kosovës në treg do të promovojë filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit.

Pavijoni i Kosoves 2

Këto ditë do të mbahen shumë takime me partner ndërkombëtarë të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm. Gjatë kësaj kohe përveç përfaqësuesve nga QKK do të ketë përfaqësues edhe nga Ministria e Kulturës, nga Kosova Film dhe artistë të tjerë që do të kenë takime me fonde tjera të filmit, festivale, producent etj. Qendra Kinematografike e Kosovës së bashku me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë do të organizojnë një koktej rasti për të gjithë bashkëpunëtorët e fondeve të filmit, producent, distributor e përfaqësues të festivaleve.

admin

Artikujt e tjetrë